Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Shqipni e Harrume”: jeta dhe vdekja e çmendur e Bilal Nivicës

by te Sheshi
4 years ago
in Kryesore, Kujtesë
0
VIEWS

Nga Auron Tare

Ishte viti 1941, pranverë. Italianët më në fund kishin mundur të çanin frontin grek me ndihmën e trupave gjermane dhe ishin futur në Veriun e Greqisë. Shumë pranë Kullës së Sahatit, në një kioskë të vogël, një burrë me trup mesatar shiste gazeta dhe cigare. Një tabelë e madhe tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve ku me dy vargje plot humor shkruhej: “Koloneli i Mbretërisë shet cigare të Italisë!”.

Cigarëshitësi ishte ish-Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore, Kolonel Bilal(Dalanaj) Nivica  nga fshati Nivicë i Kurveleshit. (Në foton kryesore: Çeta e Studentëve të Selanikut: Bilal Nivica, ulur i pari djathtas)

Mbas largimit të Zogut dhe rënies së shtetit, ai kishte refuzuar të drejtonte trupat ushtarake italiane kundër Greqisë.

Nëna e Bilal Nivicës

Si drejtues i të vetmes forcë besnike e Mbretit Zog, Xhandarmerisë, ai kishte pranuar të shiste cigare në mesin e Tiranës por jo të angazhohej nën Italinë fashiste.

Kolonel Nivica kishte një të kaluar shume interesante. Në rininë e tij kishte qenë një prej anëtarëve të çetës së studenteve të Selanikut; një grup të rinjsh idealistë që kishin lënë shkollën në Selanik dhe kishin dalë malit kundër Turqve të Rinj. Të drejtuar nga Dervish Duma ishin endur maleve të Jugut pa ndonje aktivitet të shquar luftarak por dukshëm me ide revolucionare nacionaliste. Pjesëmarrësit e qeverise së Ismail Qemalit që kanë lënë kujtimet e tyre për këtë kohë, theksojnë se Bilal Nivica ishte adjutant i Ismail Beut dhe njeriu që e shoqëronte atë kudo.

Gjatë viteve të Luftës së Parë nuk ka ndonjë informacion mbi rolin e tij në ngjarjet e kohës, por me ardhjen e Zogut si ministër i Brendshëm duket se ka lidhur fatin dhe karrierën e tij me të: për një kohë, drejtues i forcave të ndjekjes dhe më vonë kryetar i Gjykatës Politike, rol ky që tregon besimin që Zogu kishte në personalitetin e tij.

Me themelimin e armës së Xhandarmarisë caktohet QarkKomandant i Shkodrës. Kur presioni italian bëri që oficerët britanikë të Xhandarmërisë me në krye Gjeneral Persin të largohen nga Shqipëria, Bilal Nivica emërohet Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore.

Bilal Nivica dhe ministri i Brendshëm Et’hem Toto

Nëse shikojmë që Xhandarmëria ishte e vetmja forcë që bëri një farë rezistence ndaj sulmit italian në 7 Prill, na le të kuptojmë se ai nuk kishte pranuar kompromisin me italianët për të hapur rrugët e pushtimit. Nuk largohet nga vendi sëbashku me Zogun por qëndron në Tiranë. Në 41-shin, pasi kishte refuzuar të vishte uniformën fashiste, hap një kioskë jo shumë metra larg nga një dyqan me emrin “Flora” ku një tjetër cigareshitës shiste cigaret e Italisë.

Interesant është fakti që në dokumentat e zbulimit britanik SOE, zyra e Stambollit, Bilal Nivica përmendet si një person me ndikim në qarqet nacionaliste krahas M.Pezes dhe H. Lleshit. Si i tillë i kërkohet të formojë një formacion ushtarak anti-italian të financuar nga britanikët. Nuk ka të dhëna të sakta nëse u përfshi në këtë operacion të zbulimit sekret britanik, por me ardhjen në pushtet të ish-kolegut të tij cigareshitës, Enver Hoxha, ai arrestohet. Gjykohet në gjyqin e famshëm special në 1945 ku shpallet armik i popullit dhe dënohet me 15 vjet burg.

Lirohet në 1959  por nuk ka se ku të banojë, pasi shtëpia i ishte konfiskuar. I harruar dhe në mjerim vdes pak vite më vonë. /tesheshi.com/

 

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

A është për gjygj një ofezë e rëndë e Mustafa Nanos thënë nën një mllef të pashpjegueshëm?
Analizë

A është për gjygj një ofezë e rëndë e Mustafa Nanos thënë nën një mllef të pashpjegueshëm?

09/12/2025
Dy muaj pas armëpushimit në Gaza: 738 pabesitë e Izraelit
Kryesore

Dy muaj pas armëpushimit në Gaza: 738 pabesitë e Izraelit

09/12/2025
Shpërfaqja brilante e Islamit në zemër e vetëdije nga e bija e Niko Peleshit
Kryesore

Shpërfaqja brilante e Islamit në zemër e vetëdije nga e bija e Niko Peleshit

09/12/2025
Next Post

Vjosa rikthehet kërcënueshëm

Putin: Kur CIA ishte në qeverinë ruse

A ka Capitol-i linja xhamie?

TË FUNDIT

Lahuta shqiptare, zyrtarisht në UNESCO

Lahuta shqiptare, zyrtarisht në UNESCO

09/12/2025
0

Trump për Politico: Evropa, në dekompozim!

Trump për Politico: Evropa, në dekompozim!

09/12/2025
0

A e meriton kjo kuzhinë UNESCO-n?

A e meriton kjo kuzhinë UNESCO-n?

09/12/2025
0

Tjetër sfidë Ramës nga Gjyqësori, reagimi: Kësaj radhë s’do heshtë!

Tjetër sfidë Ramës nga Gjyqësori, reagimi: Kësaj radhë s’do heshtë!

09/12/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.