Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Kronikë

Shqipua që sharroi grekun: i ati i vrasësit të policit, në një rrëfim të Edi Ramës nga Kakavija

by te Sheshi
5 years ago
in Kronikë, Kryesore
1
VIEWS

Kishte një koiçidencë cinike akti i rëndë i ekzekutimit të policit Saimir Shehu nga 21-vjeçari Aldi Rama, ngjarje e ndodhur në Vain të Lezhës të martën paradite.

Vrasësi, veç mbiemrit të njëjtë me kryeministrin e vendit, edhe kishte pozuar me këtë të fundit pak vite më parë, duke qenë në një moshë pafajshmërie.

Por nuk mbarron me kaq. I ati i 21-vjeçarit, që tashmë nuk jeton më as ai, përflitet si një njeri i dhunshëm i cili ka përdorur sharrën elektrike kundër bashkëshortes së tij, pra nënës së Aldit, në sy të këtij të fundit, vite më parë duke e keqtrajtuar mizorisht. Si pasojë, me sharrë, ai, Rufat Rama, i kishte dëmtuar gjymtyrët së shoqes, me të cilën është divorcuar.

E tani, ky sharrëxhi njerëzish jeton në Greqi.

Koinçidenca tjetër është se një tip të tillë, Edi Rama e ka përshkruar vite më parë kur ushtronte publicistikë kritike ndaj historisë, politikës, shoqërisë dhe qënies shqiptare.

Ai rrëfen një përvojë të tij në Kakavijë, në një rrugë drejt shtetit fqinj, ku ballafaqohet me faktin se një shqiptar kishte sharruar punëdhënësin grek.

Ja ç’shkruan Rama në vitin 1997, në përsiatjen “Lule shqipo, lule djalë”:

“Ka qenë tamam dyndjeve të mëdha shqiptare në Greqi, e për mua hera e parë që kapërceja asaj rruge kufirin me fqinjin e jugut.

Një karvan i gjatë pritjeje ishte krijuar nëpër natë, ndonja dhjetë minuta me të dalë matanë, ngase policia greke kërkonte veturë më veturë një shqiptar gjëmëmadh, i cili, sipas dyshimeve të policisë, po tentonte të mbërrinte Athinën pasi kishte sharruar trupin e punëdhënësit të tij grek në njërin nga fshatrat aty rrotull.

Shqipua sharronte dru në pyll për llogari të grekut dhe, të paktën siç flitej në grupet e vogla të njerëzve që pinin cigare e bënin muhabet në pritje të kalimit të kontrollit, ky greku ia paskej sjellë në majë të hundës sepse nuk e paguante rregullisht. Kur i qe sosur durimi, shqipua e kish tërhequr zvarrë nëpër pyll punëdhënësin e tij cingun, e kishte lidhur pas peme, dhe e kishte sharruar bashkë me pemën.

Nata e ftohtë pa yje e cila gërvishtej parreshtur nga dritëzat e cigareve dhe nga llamburritja e sinjaleve blu të makinave të policisë greke, bëhej ëndërr e keqe porsa i aviteshe grupeve të vogla të shqiptarëve, të cilët shtynin kohën duke u vërtitur nëpër biseda të frymëzuara nga krimi surrealist i sharrëxhiut: “Mirë ia bëri qënit, ka marrë hak për të gjithë ne që u rropatëm për këta qelbësira!”, “Ia ka ba bajagi mirë!”, “Ballkan hesapi, e kë kokën në sharrë kur të duash, “Po mirë mo, me sharrë elektrike e çau apo me sharrë dore?!”, “Nuk e ka bërë mirë jo, nuk përmbyset kupa në shtëpinë e mikut”, “Po paratë i morri apo çau ferrën me xhepin thatë?!”…”

Vërtet, ç’koiçidencë! /tesheshi.com/  

Lajme të ngjajshme

Nëntoka e këtij qyteti nammadh italian, si të ishte krijuar enkas për grupet kriminale
Kryesore

Nëntoka e këtij qyteti nammadh italian, si të ishte krijuar enkas për grupet kriminale

22/04/2026
Pengmarrja e madhe dhe agonia e një shteti
Kryesore

Pengmarrja e madhe dhe agonia e një shteti

22/04/2026
Pse çelësat e stabilitetit në Ballkan i ka Turqia?
Analizë

Pse çelësat e stabilitetit në Ballkan i ka Turqia?

22/04/2026
Next Post

Risia e “Foltores” së Berishës: përforcohet me një “agjente greke” në krah

Albin Kurti: 11 mijë automjete serbe me targa kosovare, ja nga buron kriza

Si nëpër filma: pamjet e luftës midis agjentëve bjellorusë dhe 31-vjeçarit Andrei Zeltser

TË FUNDIT

Sa ka shkuar numri i emigrantëve në Bashkimin Evropian?

Sa ka shkuar numri i emigrantëve në Bashkimin Evropian?

22/04/2026
0

Izraeli, në pragpërjashtim nga ky institucion evropian

Izraeli, në pragpërjashtim nga ky institucion evropian

22/04/2026
0

Një sivëlla europian i ish-deputetit shqiptar

Një sivëlla europian i ish-deputetit shqiptar

22/04/2026
0

Kushti iranian për ribisedime me SHBA-në, përbetimi: Jemi gati!

Kushti iranian për ribisedime me SHBA-në, përbetimi: Jemi gati!

22/04/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.