Një zjarr i rënë prej orëve të mbasdites së të enjtes në malin e Sopotit, u shua plotësisht në orët e para të kësaj të shtune.
Pasojat nuk qenë të pakta: u dogjën rreth 20 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Gjithsesi, vlera ekonomike e dëmit të shkaktuar është ende e pacaktuar.
Morën pjesë për shuarjen 1 mjet zjarrfikës dhe 6 veta personel, si dhe për shkak të terrenit të vështirë, punonjësit e zjarrëfikëses kanë vënë në përdorim 6 pompa krahu me ujë.
Shkaku i zjarrit ende nuk është i ditur.
Ndërkohë, një vatër zjarri brenda në fshatin Vagalat, Bashkia Finiq, ka vënë në lëvizje zjarrëfiksen rreth orës 12:30.
Forcat zjarrëfikse ndërhynë shpejt dhe e vunë nën kontroll situatën. Për këtë zjarr u vunë në dispozicion 2 mjete zjarrikëse dhe 7 veta punonjës zjarrëfikseje. /sarandacity.al/
https://youtu.be/PAPMAAr3gYg