Ka ndërruar jetë doktori i njohur delvinjot Lili Gazeli, 66 vjeç, i cili, siç thuhet, vuante prej kohësh nga zemra. Dhe pikërisht nga një goditje në zemër i ka ardhur dhe vdekja. Për më tepër duke qenë në punë, në shërbim si mjek.
Ai ka shërbyer prej vitesh në Delvinë, duke e patur të shtrirë karrierën e mjekut pikërisht në këtë qytet dhe në këtë zonë, ndërkohë që ka drejtuar dhe spitalin e atyshëm.
Kohët e fundit shërbente në Komunën e Finiqit, pikërisht në Dërmish.
E veçanta e tij, gati e pangjashme për një bluzë të bardhë, ishte starti i jetës. Derisa shkoi për studime të larta në mjekësi, në Tiranë, ai luante në klarinetë duke qenë i angazhuar me bandën dhe sazet e qytetit gjithashtu.
Madje pasion kishte dhe vallen atë kohëra, derisa më pas jeta e tij kaloi në angazhim maksimal si mjek.
Të gjitha këto do mbeten në kujtimet e brezave për këtë njeri. /sarandacity.al/