Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Sociale & Shoqëri

Si askush në Europë: ç’blenë më shumë shqiptarët nën pandemi?

by te Sheshi
4 years ago
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
0
VIEWS

Ndonëse 2020-a ishte një vit pandemik dhe për disa muaj vendi ishte pothuajse tërësisht i mbyllur e më pas shumë punuan online, sërish shpenzimet për veshje dhe këpucë u rritën, duke shënuar një rast unik në Europë, teksa të gjithë shtetet e tjera rezultojnë se kanë blerë më pak veshje, ose në raport njësoj me vitin e mëparshëm.

Të dhënat u bënë të ditura nga statistikat e Eurostat. Sipas institucionit europian të statistikave, shpenzimet nominale për frymë për kategorinë veshje e këpucë, të matura në euro, (sipas barazisë së fuqisë blerëse) ishin 151 euro në vitin 2020, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat. Në raport me vitin e mëparshëm, ky shpenzim u rrit me 9.4%.

Ndryshe ka ndodhur në shtetet e tjera të rajonit dhe madje edhe të Europës, që duke qenë pothuajse të mbyllur gati gjithë vitin, nuk kanë menduar shumë që të ndryshojnë gardërobën e tyre. Vetëm në Spanjë, shpenzimet për veshje u rritën lehtë me 0.6%, ndërsa në gjithë vendet e tjera kjo tendencë është në rënie, më e fortë në Turqi dhe në Maltë (përkatëisht -47% dhe -53%).

Në vlerë nominale, shqiptarët shpenzojnë më pak për veshje, por kjo është e kushtëzuar nga të ardhurat totale të tyre, ndërsa në raport me shpenzimet totale, pesha është 5.2%, nga 4.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian për këtë kategori konsumi, pwr vitin 2019.

Sipas Eurostat, në Shqipëri, çmimet e veshjeve janë sa 92.7% e mesatares europiane. Veshjet më të lira në Europë janë në Turqi (43.6% e mesatares europiane).

Në Shqipëri, gjatë 2020-s, mbyllja nuk ishte aq drastike sa në pjesën më të madhe të Europës apo më gjerë (me përjashtim të karantinës së vendosur në mars dhe prill). Por kjo nuk pengoi shqiptarët që të ndryshojnë stilin e veshjes apo më saktë, mënyrën sesi shpenzojnë për veshje dhe çfarë blejnë gjatë kësaj kohe bashkëjetese me virusin.

Disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të veshjeve në vend konfirmojnë se teksa veshjet e mbrëmjes dhe të eventeve kanë pësuar rënie drastike, ato “casual” dhe sportive e ndien tronditjen vetëm në fillim të pandemisë, duke iu kthyer normalitetit gradualisht.

Petro Kumi, administrator i Balkan Sport (grup që ka nën vete disa marka sportive të ndara në dy kompani) konfirmon se pavarësisht situatës së pandemisë, përjashto fillimin me karantinën, ecuria e segmentit të veshjeve sportive nuk është prekur shumë.

“Covid-19 zgjoi një trend për jetë aktive dhe të shëndetshme, që do të thotë që si për qëndrimin apo ushtrimin në shtëpi, edhe për daljet në ajër të pastër, për ecje në natyrë, male, njerëzit zgjodhën të shpenzonin për veshje dhe pajisje sportive” , shprehet ai.

Një target i sigurt për veshjet sportive është rinia e cila gjithmonë e më shumë po zgjedh veshjet komode në përditshmëri, ndërkohë që është më e vëmendshme edhe ndaj tendencave brenda këtij segmenti. Por edhe mosha e tretë e ka kthyer vëmendjen te veshjet sportive gjatë periudhës së pandemisë.

“Rinia ka nisur të konsiderojë këtë kategori si të pandarë nga përditshmëria. Shihet si moderne dhe mund ta konstatosh fare lehtë, teksa shumica vishen me atlete në përditshmëri. Ky është një target i sigurt për dyqanet me veshje sportive. Një studim që kemi parë ka dalë në përfundimin se veshjet sportive morën atë që nuk u shpenzua për segmentet e tjera.

Një moshë më e rritur gjithashtu i konsideron veshjet sportive stil jetese, pasi e mban në shtëpi apo për daljet e shpejta. Kjo u përforcua më shumë gjatë pandemisë” – thotë z. Kumi. /Monitor/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Qen në vend të fëmijëve: treguesit e frikshëm në vendin fqinj
Kryesore

Qen në vend të fëmijëve: treguesit e frikshëm në vendin fqinj

09/11/2025
Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë
Sociale & Shoqëri

Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë

09/11/2025
“Barazia gjinore”: shpartallimi i një pastori që bën “avokatin e djallit”
Sociale & Shoqëri

“Barazia gjinore”: shpartallimi i një pastori që bën “avokatin e djallit”

06/11/2025
Next Post

Rama: Pa patronazhistët, PS një "Foltore"!

Shqipëria në orbitë: publikohen datat e lëshimit të satelitëve "Albania"

Plagët s’’janë shëruar as dhjetë vjet pasi ETA hodhi armët

TË FUNDIT

Brigada Qassam: Ajo që duhet të dijë pushtuesi…

Brigada Qassam: Ajo që duhet të dijë pushtuesi…

by te Sheshi
09/11/2025
0

Lexo që mos mërzitesh!

Lexo që mos mërzitesh!

by te Sheshi
09/11/2025
0

Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë

Një shekullorët në rritje te fqinji me Shqipërinë

by te Sheshi
09/11/2025
0

Bujë rreth një ndërtese misterioze pa dritare në New York: për ç’shërben?

Bujë rreth një ndërtese misterioze pa dritare në New York: për ç’shërben?

by te Sheshi
09/11/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.