Enkeleda Kapedani, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, fillesat e saj të një shtojzvalleje sensuale me pozime të tilla dhe sot, paçka statusit të lartë të detyrës që mban, realizuar madje brenda vendit të punës, i ka patur pikërisht në Lëkurës. Sepse, në Kalanë e njohur mbi Sarandë, ajo, në vitin 2003 ka marrë pjesë në një konkurs bukurie, më saktë në Miss Shqipëria.
Kur Kapedani ka hedhur videon e saj në këtë event, ku ka fituar dhe çmimin “Mis Spektakli 2003”, atëherë 18 vjeçe, ka shkruar: “Sa herë kam ndjekur nga ekrani konkursin e bukurisë kam luftuar me veten të shkoj apo të mos shkoj dhe unë vitin tjetër. Dhe ja ku jam tani në Miss Shqipëria për të shkelur pasarelat që ngrihen mbi kalanë e Lëkursit dhe për të hedhur një hap drejt të ardhmes sime”.
E ardhmja e saj do ishte në sistemin e drejtësisë, si gjykatëse, por sot ajo, pikërisht si e tillë, ka lënë një shenjë të pashlyeshme skandali me shumë pikëpyetje psikologjike, duke performuar sensualisht dhe krejt pabesueshmërisht, në zyrën e saj dhe ambientet e gjykatës. Për më tepër, duke zgjedhur të xhirohet apo vetëxhirohet, për t’i publikuar më pas pamjet në Tik Tok. /sarandacity.al/