Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Ekonomi

Si shpëtuan nga gjoba 500 milionëshe prodhuesit e miellit

by te Sheshi
4 years ago
in Ekonomi, Kryesore
1
VIEWS

Ditën e mërkurë, Komisioni i Konkurrencës vendosi me shumicë të thjeshtë votash të mos ndërmarrë sanksione ndaj katër kompanive në tregun e importit të grurit dhe importit, prodhimit e tregtimit të miellit.

Indrit Reka, Drejtor i Kabinetit të Kryetares së Komisionit të Konkurrencës shpjegon për “Monitor” se grupi i inspektimit dhe Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i patën propozuar Komisionit vendosjen e gjobave ndaj katër ndërmarrjeve që veprojnë në këtë këto tregje, në shuma që varionin nga 3% deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Në total, gjobat e propozuara preknin një shifër prej më shumë se 500 milionë lekësh ose rreth 4.1 milionë euro. Neni 74 i ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” klasifikon si shkelje të rënda marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimin me pozitën dominuese. Për këto shkelje, firmat mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore.

Në përfundim të monitorimit të tregut, inspektorët arritën në konkluzionin se kompanitë Agro Blend, Bloja, Miell Tirana dhe Atlas Mills nuk kanë respektuar detyrimet e vendosura në vendimin e muajit korrik 2020. Vendimi ngarkonte firmat me detyrimet e parashikuara në nenin 4 të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, që përkufizon sjelljet e klasifikuara si marrëveshje të ndaluara.

Më konkretisht, kompanitë nuk duhet të caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; nuk duhet të kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet dhe të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit.

Hetimi i thelluar në këtë treg u mbyll me vendimin e datës 30.07.2020, me konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje kanë bashkërenduar sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal.

Z.Reka nënvizon se vendimi në fjalë nuk u ankimua nga kompanitë objekt hetimi, as në rrugë administrative pranë Autoritetit të Konkurrencës dhe as në rrugë gjyqësore.

Megjithë konstatimin e sjelljes së bashkërenduar, Komisioni vitin e kaluar nuk ndërmori sanksione dhe u mjaftua me vendosjen e detyrimeve dhe me mbajtjen e tregut në monitorim për një vit. Mbyllja e fazës së monitorimit këtë vit përkoi me rritjen e çmimit të bukës nga disa prej prodhuesve.

Një nga shkaqet e përmendura prej tyre është rritja e çmimit të miellit, çka shkaktoi një ndjeshmëri të shtuar të publikut për këtë çështje. Z.Reka thotë se raporti i monitorimit i dorëzuar nga Sekretariati u miratua unanimisht dhe pa vërejtje nga anëtarët e Komisionit të Konkurrencës.

Megjithatë, në mbledhjen e të mërkurës shumica e tyre ishin të mendimit se raporti nuk provonte ekzistencën e shkeljeve të rënda të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës” dhe votuan kundër ndëshkimit me gjobë.

Në favor të propozimit votuan vetëm kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi dhe anëtari, Eduart Ypi. /Monitor/

Lajme të ngjajshme

Shqiptarët në ankth për naftën, përgjigja që vjen nga qeveria
Ekonomi

Shqiptarët në ankth për naftën, përgjigja që vjen nga qeveria

13/03/2026
Si një raketë meteorologjike norvegjeze gati sa nuk shkaktoi një luftë bërthamore në vitin 1995
Kryesore

Si një raketë meteorologjike norvegjeze gati sa nuk shkaktoi një luftë bërthamore në vitin 1995

13/03/2026
Lufta që pasuron superfuqitë…
Bota & Rajoni

Lufta që pasuron superfuqitë…

13/03/2026
Next Post

Përmbytjet: ndodh Bangladesh ajo që s’ka ndodhur në Shkodër

Piro Dhima: Komunikimi i fundit me nënën time…

Turqia e Erdoganit, me konsullatë për Jugun e Shqipërisë

TË FUNDIT

Dy marrëzira të freskëta nga Vuçiç…

Dy marrëzira të freskëta nga Vuçiç…

13/03/2026
0

Shqiptarët në ankth për naftën, përgjigja që vjen nga qeveria

Shqiptarët në ankth për naftën, përgjigja që vjen nga qeveria

13/03/2026
0

Irani paralajmëron zgjerimin e konfliktit në Evropë

Irani paralajmëron zgjerimin e konfliktit në Evropë

13/03/2026
0

Rama ndan Iranin nga Islami, por thellon aleancën me nazistët e Luftës së Tretë

Rama ndan Iranin nga Islami, por thellon aleancën me nazistët e Luftës së Tretë

13/03/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.