Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Si u ringrit polifonia e Minoritetit

by PorositWeb
8 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti grek  trashëgon një kulturë të pasur, të larmishme, brilante. Kush nuk mahnitet nga veshja vezullues e tradicinale e Dropullit, vallet e tyre elegante, nga ngjyrat dhe arti  i qepjes të veshjeve të Vurgut dhe të Rrezës, këngët polifonike të spikatura si ato të Dhivrit, Kranesë, Finiqit, Çukës e tjera, Dhe mbretëresha e magjikshme e veglave muzikore të tyre, klarineta.

S’ka si të mos këtë mjeshtra të pavdekshëm klarinistë si Cikja, Baçi e tjerë në ketë pellg. S’ka si të mos lind në ketë truall si Finiqi këngëtarë të mëdhenj si Irini Qirjako me pasardhësen e saj Vasiliqi Papa, apo këngëtarë tashmë virtuozë të këngëve popullore minoritare si Irini Joti, Kosta Kallojeri, Anteos Triandafillos, Valentina Miçi, Eli Rizo, Jorgo Kurti e dhjetra të tjerë.

Vetëm një arë pjellore kulture lind këngëtarë virtuozë, artistë, njerëz të artit. Por pas 90-ës edhe te ky komunitet pati një “mpirje”,  një “shterpim” të kësaj are. Hapja e kufijve i hutoi. Rendën pas kultures globale, pas modernes. U shua, u harrua ajo jehonë  e grupeve  dhe valleve popullore që ishin bërë pjese e ushqimit shpirtëror të tyre. Sidomos grupet tashmë të njohura të polifonisë së minoritetit, si ai i Çukës, Finiqit, Kranesë, Dhivrit.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Por nuk zgjati shumë ky “gjum letargjik” i polifonisë dhe i këngëve popullore dhe i zakoneve të traditës.

Vitet e fundit ky komunitet ka krijuar dhjetra grupe kulturore brenda dhe jashtë territorit të tij duke ardhur te shoqata me e madhe kulturore, ajo e “Shën Kozmait”. Ajo që të bën optimist është përfshirja në to e të rinjve e të rejave.  Tre festivale folklorike u organizuan vitet e fundit në Livadhja. Po rizgjohen grupet polifonike të Kranesë, me të pasionuarin Niko Kaishi e në Finiq me Vasiliqi Papajn.

Duke treguar fillesat, Nikoja kujton se si mblidheshin dhe nisnin këngës me Vangjel Çakulin, me Spiro Kranjotin etj., derisa u hodh ideja e ringritjes së një grupi polifonik.

“Dhe punuam me pasion. Vangjel Çakuli mblodhi rreth 230 këngë popullore të zonës. Dhe ku nuk morëm pjesë dhe u mirëpritem duke u duartrokitur:  në Permet, në Lunxheri, në Vlorë, në Lushnjë, në Pogradec, të ftuar në TVSH Gjirokastër, një klip në ambientet e jashtshme të bukura të kishës së Çaushit. Dua të them se qe në fillim na inkurajoi dhe na mbeshteti vetë kryetari i Bashkisë Kristaq Kiço’’, thotë Niko.

Dhe vazhdon:

“Pandemia na izoloi, shkaktoi ankth, pesimizëm. Ne thamë ta luftojmë pandeminë jo vetëm me ilaçe por edhe me këngë. Njerëzit kanë nevojë për to, për këtë ngrohtësi. Me ‘të dielat në fshat’ që organizoi Bashkia në Finiq, Livadhja, Sminec, Çaush, Karahaxh, ne pamë sa pozivitet sollen këto manifestime folklorike  dhe tradita e mikpritjes me gatimin tradicional. Fshatrat tona që vuajnë mungesën e njerëzve kanë nevojë për këtë mbështetje morale dhe psikologjike. Ne e bëjmë me pasion këtë punë pa asnjë lloj përfitimi e interesi’’.  

Nga Panajot Boli – /sarandacity.al/

 

 

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

“Dita e Rinisë”: pse dhe si e sajoi Berisha në 2009-ën

Next Post

“8 Dhjetori”: Rama “nderohet” nga Basha

PorositWeb

Related Posts

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024
Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra
Kryesore

Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra

3 Gusht, 2024
E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin
Kulturë

E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin

25 Korrik, 2024
Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?
Kulturë

Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?

25 Korrik, 2024
UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti
Kryesore

UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti

20 Korrik, 2024
Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?
Kryesore

Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?

15 Korrik, 2024

Comments 2

  1. http://pullmag.com/ says:
    2 muaj ago

    279578 795232Woh I enjoy your content , saved to favorites ! . 845333

  2. https://bumseating.co.za/public-benches/ says:
    2 muaj ago

    742380 965238You produced some decent points there. I looked online to the problem and discovered most people is going in addition to making use of your internet site. 601111

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.