Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Simptoma ballkanike e mjekëve britanikë: pse duan të ikin e ku duan të shkojnë?

Për ata që u ka mbetur goja “Shqipëria, Shqipëria…”: eksodi në shëndetësinë e një fuqie europiane e botërore

by Saranda City
26 Qershor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Një numër rekord mjekësh dhe infermierësh të pakënaqur duan të largohen nga Britania e Madhe duke synuar Australinë dhe Dubain, të cilat mund të jetë destinacioni i tyre i preferuar. Është kjo një panoramë e trishtë alla Ballkan në një prej fuqive ekonomike europiane e botërore, ku jo pak ballkanas, sidomos shqiptarë, duan të shkojnë. Por që dhe atje nuk qenka ai realitet që ëndërrohet. Shëndetësia e tregon këtë.

Pothuajse 25,000 aplikime për marrjen e dokumenteve të nevojshme për punë jashtë vendit i janë dërguar organit rregullator shëndetësor britanik në vitin 2022, shkruajnë mediat e Londrës.

Kjo e tejkalon ndjeshëm shifrën prej 10,000 nga koha para pandemisë.

Zyrtarët britanikë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se “eksodi sapo ka filluar” dhe thonë se statistikat duhet të alarmojnë qeverinë dhe t’a nxisin atë për reagim.

Mjekët e pakënaqur

Mjekët e pakënaqur thonë se pandemia ka zbuluar se sa pak vlerësohen në Mbretërinë e Bashkuar, një faktor që ka ndezur një valë protestash në të gjithë vendin.

Në të njëjtën kohë, ata joshen nga premtimet për pagat që arrijnë deri në 130,000 paund në Australi, si dhe një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Australia ka nisur gjithashtu një valë taktikash “të pafytyra”, të tilla si reklama që tregojnë përfitimet e të jetuarit në atë vend, pikërisht simnë vendet ku punonjësit e shëndetësisë britanike kanë organizuar protesta.

Mail Online shkruan se disa që u shpërngulën atje, megjithatë u ankuan se nuk ishte pikërisht “ëndrra” e premtuar.

Stafi britanik i kujdesit shëndetësor që dëshiron të aplikojë për një punë jashtë vendit duhet të marrë dokumente nga rregullatori i tyre, Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor.

Këtë vit eksodi edhe më i madh

Në këtë mënyrë ata u dëshmojnë punëdhënësve potencialë se nuk kanë nota të këqija në dosjen e tyre, se trajnimi i tyre është i përditësuar dhe se pacientët mund t’i besojnë.

Mail Online shkruan se vitin e kaluar për ato dokumente aplikuan pothuajse 7000 mjekë, që është 6100 më shumë se në 2019.

Të dhënat për këtë vit sugjerojnë se këtë vit eksodi do të jetë edhe më i madh, pasi vetëm deri në maj janë regjistruar gati 3500.

Për mjekët ndihmës, infermierët dhe mamitë, shifrat janë edhe më të habitshme.

Pothuajse 16,000 aplikime të ngjashme u dorëzuan në 2022 dhe 2023.

Emiratet po kërkojnë mjekë britanikë

Në vitin 2018, ishin pak më pak se 5,500. Plazhet e pacenuara dhe moti me diell duket se kanë bindur shumë njerëz që të kërkojnë punë në Australi.

Ai vend kryeson listën për numrin e përgjithshëm të aplikimeve në të dy grupet profesionale.

Megjithatë, nuk janë vetëm australianët ata që janë të interesuar të gjuajnë personel shëndetësor të kualifikuar britanik.

Aplikimet për mjekët për të punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe janë pothuajse dyfishuar, nga 550 në 2019 në pak më shumë se 1000 në 2022.

Ata tërhiqen atje nga pagat më të larta pa taksa, të cilat mund të vijnë me përfitime të tilla si strehimi i subvencionuar dhe paketa bujare të pushimeve.

Qeveria nuk dorëzohet para kërkesave të sindikatave

Aplikimet për ndihmësmjekë në SHBA kanë pësuar një shpërthim edhe më dramatik.

Vitin e kaluar ato arritën në 6,433, që është pothuajse 10 herë më shumë se në 2017/18.

Si mjekët ashtu edhe stafet e spitalive janë në një mosmarrëveshje të gjatë me qeverinë britanike për pagën, e cila ka rezultuar në valë grevash dhe anulimin e mijëra vizitave për britanikët e zakonshëm.

Ata argumentojnë se inflacioni e bën punën e punonjësve të shëndetësisë joproduktive. Megjithatë, qeveria pretendojnë se kërkesat e sindikatës për rritje dyshifrore të pagave janë thjesht joreale dhe do të dëmtonin pacientët.

Ka pak shenja për ndonjë kompromis në të ardhmen dhe ndërsa mosmarrëveshja vazhdon, listat e pritjes në spitalet britanike po rriten dhe më shumë punonjës shëndetësorë po aplikojnë për t’u larguar nga vendi. /sarandacity.al/

Porosit Web Porosit Web Porosit Web
Previous Post

Një e pathënë se nga ku duhet të nisë “revolucioni urban” i Sarandës

Next Post

Beleri s’betohet dot…as si i burgosur

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 3

  1. content says:
    2 muaj ago

    834302 895584Thank you for the auspicious writeup. It in fact was a amusement account it. Look advanced to a lot more added agreeable from you! However, how could we communicate? 601542

  2. Aviator bet says:
    2 muaj ago

    565455 32085I would like to see more posts like this!.. Excellent blog btw! reis Subscribed.. 165681

  3. fruit cocktail says:
    2 muaj ago

    765467 996418You should take part in a contest for among the finest blogs on the internet. I will recommend this website! 770935

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.