Kryeministri Rama ka shpjeguar sinagogën në zemër të Sarandës gjatë një interviste me The Jerusalem Post, ku theksohet se qyteti dikur, në fillmet e tij, kishte emër me rrënjë hebreje.
“Hebrenjtë mbërritën në Shqipëri në katër periudha të ndryshme, që nga shekulli II. Ata madje krijuan një qytet të quajtur Jeriko. Ne e quajmë Orikum dhe është themeluar nga hebrenjtë”, ka theksuar kryeministri, ku më pas shtohet se “Saranda, e njohur edhe ajo më parë si Orikum, besohet se ka qenë vendndodhja e sinagogës më të hershme të Shqipërisë, e ndërtuar në shekullin IV ose V”.
Kjo sinagogë mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit, vijon Jerusalem Post.
Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.
Nga ana tjetër, Saranda mban në emër me rrënjë të krishterë, duke qenë se vjen nga Manastiri i 40 shenjtorëve. /sarandacity.al/
priligy united states The cough continues still after over 6 mo