Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“S’ka kush na vjel ullinjtë!” Greqia në krizë për punëtorë

Ministri i Emigracionit në shtetin helen jep lajmin e mirë për shqiptarët

by Saranda City
16 Dhjetor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Epidemia e mungesës së forcës punëtore ka prekur Greqinë fqinje, ashtu si çdo vend i Bashkimit Europian që po vuan plakjen e trurit, por edhe mangësi në tregun punëtorëve të pakualifikuar, në sektorë si bujqësia, peshkimi apo ndërtimi.

Kjo problematikë ka ndezur debate të ashpra edhe në politikën helene, ku ka pasur një përplasje në Parlament mes ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të  Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairides.

Diskutimi mes tyre është ndalur tek Amendamenti i qeverisë për t’i dhënë mundësi punonjësve ilegalë, kryesisht nga vendet e treta për të qëndruar dhe punuar në Greqi.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ministri Karidis e ka mbrojtur Amendamentin duke argumentuar se pa emigrantët rrezikohet që ullinjtë në parcelat anembanë Greqisë të mos vilen këtë sezon duke i shkaktuar vendit një dëm ekonomik që përllogaritet nga 1 deri në 1.5 miliardë euro.

“Në Ierapetra janë gjysma e serave të vendit dhe në Ilia dhe Mesini. Çdo serë ka nevojë për një punëtor për hektar. Në Ierapetra nevojiten 30 mijë punëtorë. Të tjerë thonë se ekziston rreziku që ullinjtë të mos vilen dhe të humbasim 1-1.5 miliardë euro nga vlera totale e vajit të ullirit prej 3 miliardë eurosh”, theksoi ai.

I kritikuar se Greqia po ndryshon politikën e emigracionit, Karidis e shprehu qartë se qeveria e “Demokracisë së Re” nuk ka ndërmend të tërhiqet nga amendamenti për të legalizuar emigrantët që punojnë në të zezë duke thënë: “Duhet të japim zgjidhje pa ideologji dhe britma”.

Sipas Karidisit, rregullorja nuk i legalizon emigrantët e paligjshëm por u jep të drejtën e punës.

“Amendamenti ka të bëjë kryesisht me hyrjet e ligjshme. Njerëz të ardhur legalisht. Shqiptarë që erdhën këtu dhe punonin, e për disa arsye u skadoi leja dhe nuk u rinovua. Nuk të jep të drejtë tjetër veç punës. Ajo nuk jep të drejtën e bashkimit familjar apo të shtetësisë. Nuk ka të bëjë me hyrjet e reja por ata që kanë ardhur para vitit 2021 dhe vetëm nëse kanë kontratë pune. Ne përdorim një marrëveshje që ekziston që nga viti 2005 dhe është riaktivizuar në vitin 2014. Marrëveshja ka të bëjë me afërsisht 30,000 njerëz. Nuk ka të bëjë me personat që vijnë ilegalisht në Greqi. Bëhet fjalë për personat që ndodheshin ligjërisht në Greqi dhe nuk arritën të rinovonin lejen e qëndrimit për ndonjë arsye. Ata janë kryesisht me origjinë shqiptare, gjeorgjiane dhe filipinase”, deklaroi ministri i Emigracionit në Kuvend. /A2 CNN/

Previous Post

“Beleri”, BE kundër Greqisë

Next Post

Turizmi 2023, një çmim për Bashkinë Sarandë

Saranda City

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 2

  1. https://plinkogameonlinerealmoney.in/ says:
    1 muaj ago

    898049 258645This Los angeles Weight Loss diet happens to be an low and flexible going on a diet application meant for usually trying to drop the weight as effectively within the have a significantly healthier lifetime. lose weight 824187

  2. best gym equipment store says:
    1 muaj ago

    390322 625780Outstanding read, I just passed this onto a colleague who was performing slightly research on that. And he really bought me lunch because I found it for him smile So let me rephrase that. 53953

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.