Një atlet i shquar shqiptar humbi jetën në Greqi, aty ku jetonte dhe ku garonte, duke arritur shumë suksese në gara vrapimi.
Denis Gjura, 25 vjeç, u shua nga një aksident rrugor, pasi u përplas me automjetin e tij me një trafik-ndarëse rruge.
Sipas mediave greke, Denis Gjura ishte një atlet i njohur i klubin Esperos Patras dhe kishte fituar disa çmime në garat e atletikës, duke përfshirë edhe garën “Run Greece of Patras”.
Thuhet se karrirera e tij ishte drejt synimit të madh dhe për përfaqësimin e Greqisë në gara ndërkombëtare, si shumë bashkëatdhetarë të tij. /sarandacity.al/