Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Studiuesi: Nga kush u eliminua Bilal Xhaferri dhe pse

by PorositWeb
5 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesi Hasan Bello i ka kushtuar një trajtesë të vogël vdekjes së shkrimtarit çam Bilal Xhaferri, një bust i të cilit ndodhet dhe në shëtitoren e Sarandës.

Ai aludon se atë e hoqi qafe pikërisht Sigurimi i Shtetit.

“Pse e eleminoi Sigurimi i Shtetit shkrimtarin Bilal Xhaferri?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bilal Xhaferri është nga të pakët figura, publicistika e të cilit, për regjimin komunist u kthye në një makth. Arratisja e tij në 1969 drejt Greqisë për t`u vendosur më pas në SHBA, ndiqej me kujdes nga agjentët dhe diplomatët e kohës. Kjo jo vetëm për shkak të talentit, por edhe të artikujve kritik që ai do të botoi në gazetën “Dielli” dhe 39 numrat e revistës “Krahu i shqiponjës”, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Në qershor të 1978 në një shkrim të Bilal Xhaferit në gazetën “Dielli”, ndër të tjera thuhet se: “Shqiptarët në Shqipëri janë të shtypur prandaj “Vatra” në radhë të parë duhet të bëjë detyrën dhe të luftojë për vëllezërit e shtypur në Shqipëri dhe për më tepër që janë të robëruar nga të huajt”. Më poshtë vazhdon: “Të organizojmë e dalim përpara me demonstrata masive për të treguar padrejtësitë që na bëhen, të organizojmë përfaqësira për të bërë protesta të vazhdueshme pranë atyre që kanë në dorë fatet e botës”. “Vatra”, – përfundon ai, – këtë duhet ta bëjë më mirë se kushdo tjetër”. Ky dhe të tjerë artikuj lidhur me masat shtypëse brenda vendit dhe politikën e jashtme krejtësisht të gabuar të shtetit shqiptar, bëri që për drejtuesit e kohës Bilal Xhaferri të konsiderohej një zë i fuqishëm, i pakompromentueshëm dhe tejmase problematik. Prandaj drejtuesit e shtetit komunist dhe Sigurimit të Shtetit morën të gjitha masat, fillimisht për ta izoluar nga pjesa tjetër e shoqatave, organizatave dhe partive politike të emigracionit politik shqiptar. Kjo konstatohet dhe nga angazhimi që, sipas dokumetacionit, Sigurimi i Shtetit mori në kuvendin e organizatës patriotike të shqiptarëve të SHBA-së, “Vatra”, i cili do të mbahej në shtator të 1985. Sipas planit operativ, Bilal Xhaferri duhej të pengohej me të gjitha format për t’u zgjedhur si editor i gazetës “Dielli”.

Por megjith makinacionet dhe intrigat e tyre, Bilal Xhaferri nuk heshti. Ai vijoi të shkruante dhe fliste kundër regjimit. Për këtë arsye, më 14 tetor 1986, ai vdiq në Çikago, në rrethana misterioze pas një operacioni në tru. Në raportin e spitalit shkruhej se Bilali ishte gjendur i vdekur, të gjitha aparatet që e kontrollonin dhe e mbanin gjallë ishin të hequra. Ndërsa plaga e operacionit i kullonte gjak. A ishte Bilali në gjendje të kryente këto veprime? Apo të gjitha këto ndodhën me “ndihmën” e dikujt?

***

“Dhe rrugëve të atdheut

Si kukuvajka nën hënë,

Leh dhe ulërin “Gazi” 69”

B.Xhaferri”, shkruan Bello. /sarandacity.al/

Tags: DikurPerditshmeri
Previous Post

Ç’po ndodh në Borsh?

Next Post

Rekordi ndëshkimor: Kujdes, mund të lësh…patentën në Baypass-in e Fierit

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 1

  1. เว็บเกมสล็อต says:
    3 muaj ago

    177887 705835certainly like your web internet site but you need to check the spelling on several of your posts. Several of them are rife with spelling issues and I find it really troublesome to tell the truth nevertheless I will certainly come back once again. 402340

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.