Ish-kandidati për deputet Jolio Dine ka reaguar në lidhje me një zhvillim aspak pozitiv ne qytet, transferimi i burgut të Sarandës në Bënçë.
“Nderkohe qe “opozitaret” e Sarandes bejne politiken e madhe, nje shqetesim real ne gjykimin tim eshte mbyllja e IEVP(Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale) Sarande. Kjo do te thote qe tashme te paraburgosurit te transferohen ne Bence te Tepelenes, pra mbi nje ore larg nga Saranda, e sigurisht shume me shume se kaq nga skaji me i larget qe ne rastin konkret po quaj fshatin Janjar, Konispol.
Sipas lajmeve te fundit, ky institucion nuk e “justifikon” veten se ka me shume staf se te paraburgosur a thua se Gjykata e Sarandes duhet te caktoje vetem “Arrest ne burg” qe qelite te mbushen, nderkohe qe ne korrik – dhjetor 2021 kur Policia e qytetit kreu mbi 120 arrestime e ku pjesa me e madhe perfunduan ne qeli, ky institucion u tejmbush.
Gjithsesi, vec largesise e mundimit per familjaret, papunesise per punonjesit, largimi i ketij institucioni eshte dhe nje tjeter minus ne indikatoret ekonomike te qytetit”, shkruan Dine, njëherësh njohës i mirë i zhvillimeve në sektorin e rendit publike dhe të të drejtësië. /sarandacity.al/
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article.