Në Sarandë ka filluar të ndihet çdo fundjavë se vera është këtu, autobusët që vijnë nga Kosova, Mali i Zi dhe turistë të huaj që e preferojnë qetësinë që të fal qyteti tani.
Hotelet, restorantet, lokalet janë gati por ajo që mungon në disa biznese është personeli. Janë njerëzit që do t’ju shërbejnë turistëve, mirëpresin, gatuajnë, hekurosin, pastrojnë, pra “nikoqiret” e Sarandës dhe Ksamilit.
Për këtë temë kemi komunikuar me Zyrën e Punës në Sarandë. Punonjëset në këtë Zyrë shprehen se ka rreth 1700 regjistrime dhe kërkesa për t’u punësuar, ndërsa 101 persona gjatë këtij 6 mujori janë punësuar.
Çfarë kërkon një hotel për një sanitare?
Të flasë anglisht dhe italisht, të duket mirë në punë dhe rroga do të jetë 25 mijë lekë të reja+siguracione.
Ndërkohë që sanitarja duhet të pastrojë ambientin rreth hotelit, hyrjen, dhomat, xhamat, lulet, si dhe të lajë qenin apo makinën e të zotit të hotelit po pati kohë.
Epo një shprehje thotë: “Më paguaj sa dua unë, ta bëj punën si do ti!” ose ” Më paguaj sa do ti, ta bëj punën si dua unë!”.
Kjo histori vazhdon e përsëritet çdo fillim sezoni.
Ka dhe disa zgjidhje që kanë bërë disa biznese. Kanë punësuar të rinj nga Elbasani, Tirana, Gjirokastra dhe iu ofrohet strehim, ushqim dhe paga minimale+siguracione.
Këta të rinj përfitojnë pushimet falas të paktën plus dy lekë për shkollën.
Po a e dini ju se cilat janë dy profesionet që kërkohen dhe nuk gjenden punëtorë?
Nga Zyra e Punës na komunikohet se hidraulik dhe shitës karburanti, vështirë të gjesh. /sarandacity.al/