Kujtim Ballaci, kreu i Veteranëve të Delvinës, ndërroi jëtë këtë të shtunë, pak ditë pasi pikërisht si veteran “shijoi” përvjetorin e radhës së Festës së Çlirimit, 29 Nëntori, që ishte dhe pjesë identitare e tij.
Kryebashkiakja Qilimi bëri dhe lajmëtaren e kësaj ikjeje nga jeta, njëherësh dhe e një qytetari të spikatur delvinjot.
“Ndahet nga jeta Kujtim Ballaci, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it Delvinë.
Gjatë gjithë jetës së Tij punoi me ndershmëri e profesionalizëm dhe la pas imazhin e nje njeriu fisnik plot vlera e virtyte te larta qytetarie, model qe krenon familjen, miqtë dhe mbarë qytetin.
Lamtumirë i nderuari, Kujtim Ballaci!
U prehsh në paqe e dheu të qoftë i lehtë!
Do t’ju kujtojmë përherë me mirënjohje e respekt të thellë!”, shkroi e para e Delvinës. /sarandacity.al/