Bashkia Saranda njofton mbi eventin e një dite më parë te “Esat Mamaca”, një maratonë noti, ku s’kish si të ndodhte ndryshe, Butrinti do merrte vendin e parë.
“Sipas traditës së përvitshme, Saranda zhvilloi Maratonën Kombëtare të Notit, më datën 12 shtator në Kompleksin “Esat Mamaca”, mundësuar nga bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Notit dhe Bashkisë Sarandë, përmes Klubit Shumësportësh pranë saj.
Në maratonën e sivjetshme në largësinë 1 km, garuan të gjitha grupmoshat, përfshi edhe veteranët e notit.
Në përfundim të Maratonës 2021, u ndanë diplomat për pjesëmarrje, për masivitet dhe cilësi.
Vendi i I ekipi Butrinti
Vendi i II ekipi Te Stela
Vendi i III ekipi Vllaznia”, informon Bashkia. /sarandacity.al/