Mblidhen tri herë në javë dhe bëjnë aerobi në shëtitore. Janë një grup prej 8 vetash për momentin pasi sapo kanë filluar të merren me këtë formë sporti në natyrë ku duket se ata e shijojnë në maksimum.
Femra dhe meshkuj të huaj që vijnë nga vende të ndryshme të botës, disa jetojnë prej vitesh këtu e disa prej muajsh.
Andrea, një i ri nga Italia i apasionuar pas aerobisë ka krijuar këtë grup, ka shprehur idenë dhe me sa duket s’ka qenë i vetmi që e ka menduar. Ata janë njohur së bashku në një grup në Facebook ku mblidhen të huaj që jetojnë në Shqipëri dhe ndajnë eksperiencat e tyre.
Çdokush mund të bëhet pjesë e kësaj ore ushtrimesh fizike, mjafton vullneti dhe pagesa bëhet çdo takim në fund të tij dhe kushton 500 lekë.
Të martë dhe të enjte në orën 17:00 dhe të premten në orën 7:30 herët në mëngjes.
“Njerëzit na shikojnë, na përshëndetin por nuk na bezdisin”, shprehet Ashley.
1, 2, 3 fillojmë…/sarandacity.al/
https://youtu.be/50a7wPt1HAI