Dihet që kur je i ri je i prirur për aventura, nga ato të cilat janë gomarrllëqe me okë. Kështu, një i riu diku vendosi ta provonte se çdo të thotë që të lahesh me vaj motori, duke u future në një “pishinë” plot me këtë lëndë industriale aspak tërheqëse.
Ai qëndroi në cep të pishinës, mbështolli kokën me diçka për të mbrojtur flokët dhe u hodh.
Por, a ju ka ndodhur t’i lyeni ndonjëherë duart ose ndonjë pjesë të trupit me vaj motori? Nëse po, atëherë e dini se nuk del shumë lehtë.
Ky njeri u bind shpejt për këtë. Ai u zhyt në pishinë dhe doli pothuajse aq shpejt sa hyri. Pse? Epo, ai ndoshta e kuptoi se bëri një gabim të madh.
Ai ishte krejtësisht i zi nga koka te këmbët, sytë dhe hunda i kishte mbuluar me vaj dhe miqtë rreth tij po vdisnin nga e qeshura. Ata shpejt u përpoqën ta lajnë, por nuk funksionoi.
Fillimisht aplikuan një shtresë detergjenti dhe më pas u përpoqën ta lanin me një miniwash, por pa rezultat. Nuk dihet se si përfundoi fatkeqi, por pothuajse me siguri nuk e ka hequr qafe vajin e motorit lehtë dhe me siguri nuk do ta bëjë më. /sarandacity.al/