Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Të rejat e “Butrintit 7” dhe një ligjërim mbresëlënës

by PorositWeb
11 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Parku i Butrintit informon mbi një botim të ri, si dhe për një ligjëratë me këtë rast, kushtuar Butrintit.

Fjala është për Richard Hodges, një ndër emrat e njohur të raporteve të afërta me atë që mund të konsiderohet pasuria më e madhe antike shqiptare, e cila lidhet pasgjidhshmërisht me Sarandën.

“Ligjërata e mbrëmshme e prof. Richard Hodges ishte një përshkrim sa akademik aq edhe pasionant në terrenin ku të çon arkeologjia, historia, arti. Sidomos për studentët e pranishëm ai përcolli një përvojë paraardhësish që frymëzon, të largët e të afërt, nga Luigi Maria Ugolini te Selim Islami, Dhimosten Budina, Neritan Ceka, Ilir Gjipali, Kosta Lako etj., një përvojë që shtrihet në vitet 1928-2015.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ai tregoi për udhëtimin e tij të parë në Shqipëri më 1993, dhe për lidhjen e ngushtë shpirtërore që krijoi me qytetërimin e pandërprerë të Butrintit.

Prof.Hodges prezantoi vëllimin ‘Butrint 7’ i përgatitur nga ai dhe David Hernandez. Këtu përfshihen raporte të pabotuara arkeologjike italiane dhe shqiptare dhe studime të reja arkeologjike nga puna e fundit në terren, që hedhin dritë të re mbi arkeologjinë dhe historinë e luginës së lumit Pavllas, fushës aluviale mesdhetare në territorin e Butrintit, Buthrotumi antik, në Shqipërinë jugperëndimore.

Për herë të parë vihen në fokus dy vende të rëndësishme, Kalivo dhe Çuka e Aitoit, të cilat këtu janë riinterpretuar dhe tregohet se kanë luajtur një rol të madh në historinë e hershme të Butrintit, pas zhvillimit në mijëvjeçarin e parë para Krishtit kur Butrinti shfaqet si qyteti kryesor i Kaonisë në Epir.

‘Butrinti 7’ paraqet gjithashtu raportin e plotë të gërmimeve të epokës së bronzit të vonë dhe vendndodhjes së fortifikuar helenistike të Mursit, përveç studimeve dhe gërmimeve të tjera të Fondacionit të Butrintit në brendësi të Butrintit.

Vëllimi bën një rivlerësim gjithëpërfshirës të luginës së lumit Pavllas në lidhje me Butrintin, nga paleoliti në epokën moderne, duke shqyrtuar sesi territori, mjedisi dhe ujërat riformësuan Butrintin dhe korridorin e tij lumor në mënyrë diakronike dhe sollën veçanërisht ndryshime të thella territoriale, ekonomike dhe sociale nën Perandorinë Romake”, shkruhet nga Parku. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Një zë nga pushteti: Po, çmimi i naftës mund të frenohet(nga qeveria)!

Next Post

Frika e sanksioneve: ku po i çojnë paratë rusët e pasur?

PorositWeb

Related Posts

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024
Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra
Kryesore

Ekspozita: Brigje deti në një Sarandë të kredhur në dritë dhe ngjyra

3 Gusht, 2024
E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin
Kulturë

E fundit nga UNESCO për Butrintin, Gjirokastrën e Beratin

25 Korrik, 2024
Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?
Kulturë

Automjeti në rrënojat e Butrintit i bërë lajm, i kujt ishte në të vërtetë?

25 Korrik, 2024
UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti
Kryesore

UNESCO: Si duhet menaxhuar Butrinti

20 Korrik, 2024
Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?
Kryesore

Pse serialet turke pëlqehen kaq shumë në mbarë botën?

15 Korrik, 2024

Comments 3

  1. Diaphragm Husky says:
    2 muaj ago

    597905 598580My California Weight Loss diet invariably is an cost effective and versatile staying on your diet tv show created for individuals who uncover themselves preparing to drop extra pounds and furthermore ultimately keep a significantly healthier habits. la weight loss 81341

  2. ipl betting app says:
    3 javë ago

    960007 138160Id forever want to be update on new posts on this site , bookmarked ! . 3510

  3. ผ้าโพลีเอสเตอร์ says:
    3 javë ago

    156593 264469Excellent read, I just passed this onto a colleague who was doing some research on that. And he actually bought me lunch because I found it for him smile So let me rephrase that: Thanks for lunch! 343377

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.