Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Telashet e një sarandioti në Fiks Fare: kërkoi drejtësi, e çuan në SPAK

by PorositWeb
8 Dhjetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Renato Sali me gradën “Oficer” denoncoi në Fiks Fare rastin e një padrejtësinë që pretendon se po i bën Drejtoria e Burgjeve, duke mos e emëruar në pozicionin e fituar me konkurs po në këtë institucion.

Ai u thotë gazetarëve se ka qënë pjesë e konkursit të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duke fituar edhe gradën. Aktualisht punon në paraburgimin e IEVP Sarandës si punonjës i rolit bazë.

Ndërkohë që z.Sali ishte i 40-i në listën e fituesve të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Në një takim që ai ka zhvilluar në Drejtorinë e Burgjeve ka rënë dakord që të emërohej oficer në IEVP Tepelenë, sipas gradës së fituar. Por, pavarësisht dakordësisë të marrë nga ky takim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve emëroi në vend të tij një tjetër officer, z.Qirjako Dodin.

Ky i fundit ka qenë pjesë e konkursit të zhvilluar, por me më pak pikë se Renato Sali dhe i renditur në listë i 68-i. Sali thotë se për këtë padrejtësi ka bërë ankesë dhe se z. Qirjako Dodi nuk qëndroi në atë pozicion, por për t’u hakmarrë ka depozituar një ankesë kundër tij si person i korruptuar.

Për shkak të kësaj ankese as Renato Sali nuk emërohet në pozicionin e fituar. Ndaj i drejtohet për një përgjigje Drejtorisë së Burgjeve e cila i thotë se vendi i oficerit në IEVP Tepelenë është vakant, por emërimi i tij nuk mund të bëhet sepse po hetohet nga SPAK .

Gazetarët e Fiksit i drejtohen me shkresa dy institucioneve për të marrë një përgjigje për çështjen e Renato Salit. Ndërkohë që kanë kaluar të gjitha afatet ligjore gazetarët e Fiksit shkojnë vetë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në këtë institucion ju thuhen se janë në pritje të një përgjigje nga SPAK. Gazetarët i janë drejtuar edhe SPAK-ut për të marrë një përgjigje për Renato Salin.

Në përgjigjen e saj Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thotë se nuk po heton z.Renato Sali si të korruptuar, por nën hetim nga ana e SPAK është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për rekrutim të punonjësve në Policinë e Shtetit në shkelje të ligjit. /TCH/

Tags: Kryesore
Previous Post

I humburi në Vlorë gjendet në Sarandë, babai përlotet kur e sheh

Next Post

Debati i ditës: tubimi ku duhej të citohej Rama i viteve ‘90

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 1

  1. best gym equipment says:
    3 muaj ago

    430422 615623 Nice post. I learn something more challenging on different blogs everyday. It will always be stimulating to read content from other writers and practice just a little something from their store. Id prefer to use some with the content on my weblog whether you dont mind. Natually Ill give you a link on your internet blog. Thanks for sharing. 136810

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.