Është shuar në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka.
Ai konsiderohej si një ndër krenaritë njerëzore të Tepelenës në sferën e kulturës, vendin prej nga ishte dhe të cilin e kishte pjesë të karrierës dhe frymëzimit artistik.
Petrit Ruka vuante prej kohësh nga një sëmundje në zemër.
I ndjeri kishte kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi, ndërsa studimet pasuniversitare ia kishte dedikuar dramaturgjisë filmike.
Ky lloj formimi e kishte çuar që të ushtronte pedagogun letrar e më pas skenaristin e regjisorin.
Ka botuar:
“Rinia ime” vёllim, vëllim me poezi, 1978.
“Atdheu fillon tek zemrat”, vëllim me poezi, 1983.
“Mirupafshim, hënë e vendlindjes!”, vёllim me poezi, 1990.
“Vërtitu, kokë e prerë!”, vёllim me poezi, 2000.
“Në zemër bie shi…”, vёllim me poezi, 2003.
“Shtatë mijë shirat e mi”, poezi të zgjedhura, 2008.
“Kalorësi mbi det”, ese monografike për Kadri Roshin, 2009.
E nga ana tjetër, ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor. /sarandacity.al/
211054 644018How can I attract a lot more hits to my composing weblog? 379542
339734 583544A thoughtful insight and ideas I will use on my site. Youve certainly spent some time on this. Congratulations! 379376
465547 712225Das beste Webdesign Berlin erhalten Sie bei uns, genauso wie professionelles Webdesign. Denn wir sind die Webdesign Agentur mit pfiff. 778865