Kryedemokrati Basha ka ripërsëritur veten edhe në krizën e tretë radhazi, atë të Ukrainës, në qasjen më shumë se kritike ndaj qeverisë, akuzatore.
Si te tërmeti e pandemia, ai zgjedh të njëjtin stil ligjërimor të “luftës politike”.
“Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhytën në mjerim”, shkruan Basha, në të parin reagim mbi Paketën e Rezistencës nga qeveria.
“Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.
Zgjidhje ka. Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë”, shkruan ndër të tjera i pari i opozitës, i ndodhur njëherësh në ditët më errëta të karrierës së tij prej kuotave më të ulëta politike.
Kujtojmë se në dy krizat e parë, Rama ftoi Bashën t’i bashkohej dhe të kontribuonte në rrugëzgjidhje, edhe si një mesazh dërguar publikur që në raste të tilla politike duhet bërë bashkë, por kreu i opozitës e refuzoi si ofertë.
Kësaj here, në rastin e Ukrainës, kjo lloj ftese mungon nga Rama. /sarandacity.al/