Edhe në Sarandë janë shfaqur protestat e maturantëve, të cilët pretendojnë se iu është bërë padrejtësi me testin e matematikës, duke e gjykuar atë si tejet të vështirë.
Ndaj, thirrja kryesore e tyre ka qenë: “Duam drejtësi!”.
Në grup, ata janë shfaqur në disa ambiente publike, si te Gjimnazi, te Drejtoria Arsimore dhe të Bashkia.
“Ta dijë Ismail Qemali për kë e ngriti flamurin vjen e ul prapë”, “Ju s’jeni hartuesa por kopjuesa”,” Shkallë vështirësie që as nxënësit e 8-10 nuk i zgjidhën dot”,” Godite maturën, godite kombin”. “Një maturant sot, një ministër nesër”, shkruhej nëpër pankartat që ata mbanin nëpër duar. /sarandacity.al/
https://youtu.be/wVXsuWfS-0Q
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?