Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Thirrja e Ing. Kristo Kaurit: Nevoja për edukatë më shumë se diplomim!

by PorositWeb
16 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

“Edukata dhe diplomat”, quhet një përsiatje e Ing. Kristo Kaurit, publikuar prej tij në FB.

Pasi shtjellon dikotominë e tyre, ai kërkon që në këtë qytet, në këtë shoqëri, të mbizotërojë edukata, si një premisë për cilësinë e jetës.

“Diplomat që ke në xhep, apo i ke të varura në mur të shtëpisë apo të zyrës, çertifikatat e ndryshme, dekorimet “Mjeshtër i Madh”, medalja “ Vlerësim profesional”, dëshmitë shkencore Doktor, Profesor..nuk të bëjnë njeri me të mirë nga sa je, nuk të japin edukatë, nuk të sigurojnë mirësi, dinjitet, personalitet, fisnikëri.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ato kanë shumë vlera, sigurisht kur nuk janë të blera apo të falura, kanë shumë rëndësi, por kurrë nuk të mësojnë mirësjelljen, nuk të bejnë njeri të ndjeshëm, të çiltër, me emocione, njeri të dashur, me edukatë….

Këto janë diploma, deshmi që prezantojnë kulturën tënde profesionale, shkencore, arsimimin, rezultatet dhe sukseset e arritura në profesionin tënd, këto dëshmojnë se je inxhinier, mësues, arkitekt, mjek, jurist, gazetar, piktor, muzikant..

 Ato kurrë nuk mund të jenë treguesi i shpirtit tënd, i edukatës që ke, ato kurrë nuk mund të të bejnë një njeri ndryshe nga ajo që dëshiron të jesh.

Kostumin shpirtëror, edukaten, ndjeshmerinë,  e merr dhe e kultivon në familje, në origjinë, tek mjedisi ku rritesh, me gjyshin, me gjyshen, me nenën, me babanë, atje ku zihet brumi dhe punohet  cdo ore, cdo dite,vazhdimisht, me durim, pasion, dashuri, sa të marri formën që dëshirojnë prindërit. Ndjeshmëria, shpirti, është rroba me elegante, më e çmuar.

 Ky kostum shpirtëror nuk ka mundësi të formohet brenda pesë apo më shumë viteve në bangat e shkollës. Atje merr kryesisht kulturën tende profesionale. Janë përpjekjet dhe netët pa gjumë mbi librat, për t’u bërë një specialist që deshiron. 

Njeriu duhet të jetë krenar për këto përpjekje që kurorëzohen me një diplomë, që është një forcë, një vlerë, një siguri dhe një armë për jeten.

Edukata është diçka tjetër, shumë me e thellë. Kultura profesionale e ndihmon, e përmirëson, e larton, por kurrë nuk e përfshin, nuk e plotëson.

Njeriu me edukatë, nuk formohet duke kaluar nga bangat e shkollës dhe universitetit. Ata rriten dhe formohen në mjedise që rrezatojnë mirësi, ndershmëri, fisnikëri.

Janë diploma që nuk varen  në mur, në zyrë, në xhaketë, por varen në shpirt dhe në zemër. Dhe këta njerëz, dallohen dhe veçohen  nga mënyra si komunikojnë me njerëzit, si ecin në rrugë, si përshëndesin, dallohen ne zbatimin me korektesi  te ligjeve, dallohen në mbrojtjen e territorit, të mjedisit dhe jo në pushtimin dhe tjetërsimin e tij, dallohen me sa dashuri ndihmojnë njerëzit, të moshuarit, invalidet, të varfërit, dallohen si e mbajnë pastër qytetin. Dallohen, se ata kanë zgjedhur rrugën e ndërshmerisë, përgjegjësisë, thjeshtesisë dhe jo te babezise, makuterise, krekosjes, dallohen nga eleganca, maturia dhe jo mendjemadhësia dhe injoranca.   

Janë njerëzit që gëzohen me arritjet e të tjerëve dhe dëshpërohen me dështimet dhe fatkeqësitë e tyre. Janë ata që në momente të vështira dhe të dhimbshme te jetes, vijnë pa i kërkuar dhe pa i ftuar. Në fjalorin e tyre nuk ekziston fjala “urrejtje”. Në asnjë rast ata nuk helmojnë shpirtin e tyre duke urryer dikë.

 Dhe siç thoshte i madhi Hygo:

“Ka një spektakël me madhështor se deti, është qielli, por ka një spektakël më madhështor se qielli, ai është shpirti”.

Në shpirtin e këtyre njerëzve me edukatë, ka veshë për të dëgjuar gjëra qe mendja nuk mund t’i kuptoj kurrë. Vetëm fjalët që kanë jo vetëm mençuri dhe profesionalizëm, por  dhe shpirt, vetëm këto kanë fuqi të ndryshojnë dhe zbukurojnë mjedisin që të rrethon.

Në rrugëtimin e jetës nuk na mungojnë njerëzit, ata i gjen me shumicë, por na mungon njerzillëku, edukata, mirësia, dashuria….

Njerëzit me edukatë mund t’i gjesh kudo, në gjitoni, në lagje, në qytet, në ambjentet e punës… I ndjen se kanë në shpirtin e tyre diell, kanë dritë, kanë lule dhe jo gjemba. Janë njerëzit që dinë të dashurojnë, të dashurohen, që dinë të respektojnë, të respektohen. 

Nuk ofendojnë, nuk dinë të poshtërojnë, apo të shfrytëzojnë të tjerët për interesat e tyre.

 Ata njohin mirë kufijtë, lirinë dhe të drejtat e tyre, pa sjellur asnjëherë probleme të tjerëve.

 Mirësia dhe fisnikëria e tyre gjen pika kontakti në të gjitha nivelet, edhe në tru, e dhe në zemër edhe në trup. Ajo që mendojnë, ajo që thonë dhe ajo që bëjnë janë në harmoni të plotë.

Me edukatën e tyre, me sjelljen dhe familjet e tyre, ata krijuan modelin më të mirë të shoqërisë, qytetarin e thjeshtë, të ndershëm, të përgjegjeshëm dhe me zemër të madhe.

Eshtë modeli i vetëm që meriton admirim, është modeli që duhet  të marri nga komuniteti dhe institucionët  shteterore më shumë dashuri, vlerësim, vëmendje, respekt.

Eshtë modeli që duhet ndëruar dhe promovuar sa më mirë, që të shtohet, të zbukuroj dhe ta bëjë qytetin tonë më njerëzor.

Det dhe diell  kemi me bollëk në qytetin tonë të bukur të Sarandës, por deti dhe dielli na mungon shumë në shpirtin dhe zemrën tonë”, përfundon përsiatjen e tij Ing. Kristo Kauri. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Biznesmeni Gazmend Gega shpjegon përplasjen me Policinë: Pse ndodhi dhe e pësoi kryekamarieri

Next Post

Greqi: tjetër krim trondit fqinjin

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 4

  1. best gym equipment store says:
    3 muaj ago

    436775 548363I gotta favorite this website it seems really beneficial . 605552

  2. เช่ารถตู้พร้อมคนขับ says:
    3 muaj ago

    866630 528109Hi. Cool write-up. Theres a dilemma with the internet site in chrome, and you might want to check this The browser could be the marketplace chief and a big component of other folks will miss your exceptional writing due to this problem. I like your Post and I am recommend it for a Internet site Award. 505484

  3. important site says:
    2 muaj ago

    136686 888540You ought to indulge in a contest for one of the greatest blogs more than the internet. Ill suggest this web website! 584846

  4. Code of destiny says:
    3 javë ago

    I am really impressed with your writing talents as well as with the layout to your weblog. Is this a paid subject matter or did you customize it your self? Anyway stay up the nice high quality writing, it’s uncommon to see a great weblog like this one today!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.