Një 21-vjeçar është kthyer në problematik për patrullat e policisë së Sarandës, pasi brenda dy vitesh është arrestuar tre herë duke drejtuar mjete pa patente, ndërkohë që herën e katërt është arrestuar në Gjirokastër në kundërshtim me masën “Arrest në shtëëpi” që rëndonte mbi të, madje brenda një mjeti që u gjet një sasi e vogëël droge.
Për Luan Shehun, 21-vjeç, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi këtë të martë dërgimin e tij në paraburgim me masen “Arrest ne burg” për tre akuza: “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Shehu u kap nga Policia e Gjirokastrës, teksa gjendej në territorin e fshatit Derviçan, në prani edhe të disa personave të tjerë, në brendësi të një automjeti, në të cilin është gjetur lëndë e dyshuar si lëndë narkotike. Gjatë kontrollit te tij, policia zbuloi se ndaj Luan Shehut rëndonte masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në 2 nëntor, e cila kishte revokuar masën “Arrest në burg” që Gjykata e Sarandës kishte vendosur ndaj tij për ngjarjen e datës 11.10.2021 kur është kapur në lagjen nr. 4 Sarandë duke drejtuar mjetin “Peugeot” AA989FG pa patentë dhe që gjatë thirrjes së policise ka hapur derën për t’u larguar por që është neutralizuar më pas.
Pas ndalimit në Gjirokastër për thyerjen e masës “Arrest në shtëpi”, Shehu u transferua në Sarandëë, ku edhe me një akuzë të trete, atë “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ai doli në Gjykatë për një mase të re sigurie. Gjyqtari Fatmir Ndreu e la atë në “Arrest në burg” edhe për shkakun se ai ka qenë edhe dy herë të tjera i dënuar për “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, konkretisht me 25.06.2020 dhe 28.09.2020.
Avokati Gjergj Imeraj parashtroi se nuk duhet pranuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, madje të zëvendësohet masa aktuale e “Arrestit në shtëpi” me atë të “detyrimit për t’ paraqitur në policinë gjyqësore” në konsideratë të rrethanave familjare të personit nën hetim, pasi ka dy prindër të paralizuar dhe nuk ka njeri të kujdeset për ta, por kjo nuk u pranua nga Gjykata e cila pranoi kërkesën e prokurorit duke caktuar “Arrest në burg” ndaj 21-vjecarit Luan Shehu. /sarandacity.al/