Poeti Agim Mato, njëherësh ish-sipërmarës mediatik, ndërruar jetë afro dy muaj më parë, morri titullin “Qytetar Nderi” i Konispolit.
Ishte kryebashkiaku Konispolit, z. Shuaip Beqiri, ai që me propozim të shoqatës së “Shkrimtarëve Jonian”, dega Konispol, i dorëzoi familjareve të Agim Matos, me vendim të Këshillit Bashkiak, titullin “Qytetar Nderi” i Konispolit pas vdekjes.
Agim Mato njihej për lëvrimin e poezisë me disa libra të botuar, ndërkohë që kontribuoi në fushën e botimeve letrare dhe me themelimin e shtëpisë botuese “Milosao”, ndër më të njohurat në Jug.
Që nga ikja e tij nga kjo botë, ky është i pari titull që jepet për të. /sarandacity.al/