Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tixhejllëku katastrofal i Gjirit të Sarandës: si përdhunohet publikja nga privatja

Një padrejtësi e madhe shoqërore gjatë sezonit: kur do marrë fund?

by Saranda City
25 Qershor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Aspekti më i shëmtuar i periudhës me të artë për Sarandës, sezonit veror, është padyshim një lloj kokofonie që gabimisht cilësohet muzikë.

Saranda, si një gji, e akumulon atë dreq zhurme që del nga disa lokale në vijën e parë, të njohura për arrogancë muzikore, duke e çuar atë, dhunshëm drejt gjithë asaj pjese të qytetit që nuk jua kanë për borxh të dëgjojnë atë lloj katrahure fonike që përçohet prej tyre.

Është tipikisht një padrejtësi e rëndë shoqërore ulëritëse. Kjo vlen si për ato e si për anijet, që gjithashtu, përkundër udhëtimeve romantike, prej muzikës që lëshojnë pa karar në volum, si dhe në lloj, destinuar për shpirtëra katundareskë, janë po ashtu pjesë e një kësaj padrejtësie.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ato janë subjekte private dhe nuk kanë asnjë lloj të drejte që produktet e tyre – muzika në këtë rast – të shkojë përdhunshëm në hapësira publike. Nuk është fjala për rrugën – shëtitoren në këtë rast –  por për shtëpitë tona, apo dhomat e hoteleve ku bujtësit duan qetësi, që privati të hyjë pa asnjë pengesë me muzikën e tij, për më tepër të shëmtuar, si ato kasetat e dikurshme në furgona që funksionin dhe me shirit të prishur dhe që shoferi s’i ndërronte kurrë.

Muzika e tyre është për arsye fitimi e kësisoj duhet të jetë e kufizuar brenda hapësirave të tyre private të ushtrimit të biznesit. Më tej jo. Absolutisht jo.

Është tërësisht ndryshe me shfaqje që mund të organizojë Bashkia, koncerte apo evente, të cilat së paku janë të kufizuara në kohë e jo të përnatshme, dhe të cilat gjithsesi kanë një tërheqje publike.

Por llahtara muzikore nga privati që shkon përdhunshëm te hapësira publike, duke privuar nga qetësia dhe njerëzit brenda banesave të tyre, është e pagëlltitshme, e marrëzishme, e patolerueshe.

Nuk mjafton thjesht butoni “of” i tyre në orën 24.00; ata nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë biznes në kurriz të të drejtës së të tjerëve për të mos dëgjuar tixhejllëkun e tyre katastrofal. /sarandacity.al/    

Previous Post

Një ftesë nga Olti për të gjithë: Ejani të bëjmë bashkë një histori!

Next Post

Hotelet 90% të prenotuara: kush po dyndet në Sarandë këtë sezon?

Saranda City

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024

Comments 1

  1. สกรีนแก้ว says:
    3 muaj ago

    780386 719506Youll be able use all sorts of advised attractions with various car treatments. A quantity of sell traditional tools numerous demand families for almost any event for any investment district, or even for a holiday in new york. ???? ??? ?????? ????? 111954

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.