Ish-kreu demokrat Basha dhe tjetër sinjal rikthimi në krye të një PD-jë të shkalafitur, pas një takimi me të rinj pak ditë më parë.
Me të njëjtën narrativë të varfër, me fraza shtampë, gati aspak frymëzuese, ai iu drejtua sërish një mase qytetarësh, pjesë e anëtarësisë së PD-së në kryeqytet, te Njësia nr. 2.
“E ndjej për detyre t’i përkushtoj energjitë e mija tek një opozitë e vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, shkruan Basha.
Ai është treguar gjithashtu kundrathënës kur shkruan rreth dorëheqjes së tij. Thotë se ka bërë gjënë e duhur, ndërkohë që rezultati ka qenë e kundërta: “Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët”. /sarandacity.al/