Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tjetër tunel “me nam” në rrugët shqiptare, hapja provokon përlotje qeveritare

Pamje: Pikëtakohen skajet në Llogara, “shembet” mali mes Vlorës dhe Bregut, ngashërehet Balluku

by Saranda City
31 Janar, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria, me saktë dyshja në krye të saj, Rama-Balluku, njoftuan hapjen përfundimtare të Tunelit të Llogarasë, një vepër infrastrukturore që afron Bregun edhe turistik, atë që ndryshe quhet Riviera shqiptare, nga Llogaraja në Shën Vasil në Sarandë, por që heq një prej pjesëve më piktoreske të udhëtimit, Qafën e Llogarasë, ku rruga gjarpëron mes një pylli me pisha.

“Përfundojnë me një moment emocionues për të gjithë skuadrat e angazhuara, gërmimet e tunelit të Llogarasë, i cili tanimë është i hapur në krejt gjatësinë e vet, falë përmbylljes së procesit më të vështirë për ndërtimin e kësaj vepre infrastrukturore, që do të shkurtojë konsiderueshëm kohën e udhëtimit drejt Jonit, duke rritur njëkohësisht standardet e sigurisë rrugore. Një punë e bërë në kohë rekord që do të pasohet tani me proceset e tjera, deri në përfundimin e plotë të të gjithë veprës, shpresojmë në 1 qershor të vitit të ardhshëm”, shkruan Rama në FB, duke shpërndarë pamjet e tunelit të hapur, nën raportimin e zëvëndëses së tij në qeveri.

Por nga ana tjetër duhet të kujtojmë se përshpejtimi i realizimit të kësaj vepre, krahas të tjerave të ngjashme, i atribuohet investimeve të mëdha turistike në Jon, më saktë në Palasë e Dhërmi, të një të ashtuquajturi oligark.

Ndërsa në planin politik, është ndër ato vepra më pak të sulmuara nga opozita, ku në çdo projekt infrastrukturor sheh një aferë korruptive.

Një detaj i veçantë nga hapja e tunelit ishte përlotja e ministres dhe zv/kryeministres Balluku, se cilës i dedikohen disa vepra infrastrukturore si dhe disa transformime në tregun e energjisë. /sarandacity.al/  

Previous Post

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

Next Post

Duhani: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Turizmi ynë: një zyrë konsulence në Palma de Mallorca
Turizëm

Turizmi ynë: një zyrë konsulence në Palma de Mallorca

30 Mars, 2023
Beteja për njeriun, Rama kumton: Drejt pagës 900 euro…
Ekonomi

Beteja për njeriun, Rama kumton: Drejt pagës 900 euro…

29 Mars, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Turistët e huaj, shpenzime rekord në Shqipëri

28 Mars, 2023
Deputetja Zhupa: Këta do fitojnë!
Politikë

Deputetja Zhupa: Këta do fitojnë!

28 Mars, 2023
Ky është Olti Çaçi i PS-së për Sarandën? Një reportazh në biznesin e tij në Golem
Politikë

Ky është Olti Çaçi i PS-së për Sarandën? Një reportazh në biznesin e tij në Golem

26 Mars, 2023
Përfundimtare: mjeku Gurma, jo më mbi pacientin Sarandë!
Politikë

Përfundimtare: mjeku Gurma, jo më mbi pacientin Sarandë!

26 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.