Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Topi më i mirë deri më tani: Fluturimi i mrekullueshëm i Al Rihla-s

Profesori i fizikës John Eric Goff analizon sferën e lëkurtë të Katarit

by Saranda City
28 Nëntor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Si në çdo të mëparshëm, edhe në këtë Botëror, që mbahet në Katar, lojtarët po përdorin një top të ri.

“Gjëja e fundit që duan konkurrentët është që pajisja më e rëndësishme në turneun më të rëndësishëm në sportin më të njohur në botë të sillet në mënyra të papritura, kështu që shumë punë shkon për ta bërë të njohur çdo top të ri të Kupës së Botës për lojtarët”, shkruan The Conversation.

Fluturim cilësor i topit

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ky fakt u mor parasysh nga ekspertët e Adidas kur zhvilluan një top të ri për Botërorin aktual. Kur prezantuan topin Al Rihla (udhëtim arab), ata theksuan se dizajni i ri e lejon atë të mbajë shpejtësi dukshëm më të larta gjatë fluturimit në ajër.

“Për skenën më të madhe sportive në botë, ne i vendosëm vetes detyrën për të bërë të pamundurën të mundur, kështu që përmes inovacionit radikal krijuam topin më të shpejtë dhe më të saktë në historinë e kampionateve botërore”, tha Adidas.

Deri më tani, lojtarët e futbollit nuk kanë pasur asnjë kundërshtim për topin, ndërsa John Eric Goff, profesor i fizikës në Universitetin Amerikan të Lynchburg, tregoi se këto pretendime janë në përputhje me realitetin. Ai shkroi një analizë të detajuar të sjelljes së topit të Al Rihla në ajër për portalin The Conversation.

Fluturimi me cilësi të lartë i topit nëpër ajër është një nga karakteristikat e tij më të rëndësishme. Kështu, Goff tregoi se me shpejtësi të ulët rreth topit Al Rihla, ajri lëviz në mënyrë laminare dhe me shpejtësi më të madhe lëviz turbulent. “Të dhënat tregojnë se koeficienti i tërheqjes aerodinamike për një top futbolli është rreth 2.5 herë më i lartë kur ai është në laminar sesa kur është në rrjedhën e ajrit të turbullt. Për këtë arsye, është e dëshirueshme të krijohen vorbulla rreth tij (topat e golfit janë të mbuluar me gropë për këtë arsye), gjë që Adidas e ka bërë këtu”.

Sensorë për regjistrim të saktë të lëvizjeve

Karakteristika kryesore e topit është shpejtësia me të cilën ajri rreth tij ndryshon nga rrjedha e turbullt në laminare, sepse atëherë topi fillon të ngadalësohet në mënyrë drastike. Prandaj, është e preferueshme që të sigurohet rrjedha laminare e ajrit me shpejtësinë më të ulët të mundshme.

Në qendër të topit ka sensorë inercialë të stabilizuar, të cilët regjistrojnë lëvizjen e topit 500 herë në sekondë. Të dhënat e sakta të marra në këtë mënyrë, për momentin e saktë kur një lojtar ka prekur topin, përcillen në qendrën e kontrollit dhe përdoren për të gjykuar saktë pozicionin jashtë loje. Duke vendosur sensorin në top, lojtarët nuk e vënë re performancën e tij, gjë që është vërtetuar nga testet. Bateritë e sensorëve ngarkohen me induksion.

Lëkundje dhe ngadalësimi i topit

Përveç Al Rihla-s aktuale, Goff testoi edhe topa nga tre Kupat e Botës së kaluar: Jabulani nga 2010, Brazuca nga 2014 dhe Telstar 18 nga 2018. Të gjitha janë bërë nga një numër më i vogël panelesh të bashkuara me ngjitje, jo qepje dhe kanë një strukturë të caktuar në “lëkurë”.

Në Botërorin 2010, futbollistët ankoheshin shpesh për sjelljen e Jabulanit, lëkundjet në ajër dhe ngadalësimin e çuditshëm.

Në dy kampionatet e kaluara nuk ka pasur kritika të tilla, e as këtë vit. /sarandacity.al/

Previous Post

Pavarësia: Tirana e Prishtina, bashkë në Vlorë

Next Post

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

Saranda City

Related Posts

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…
Shoqëri

Histori si në filma: u rrëmbye si fëmijë, u gjet si plak…

23 Shtator, 2024
I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Instagram, ndryshime për adoleshentët
Shoqëri

Instagram, ndryshime për adoleshentët

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës
Shoqëri

E reja italiane që u shua në Shqipëri, rrëfimi i të ëmës

27 Gusht, 2024

Comments 6

  1. Binance Referral Bonus says:
    4 muaj ago

    Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

  2. Registrace says:
    3 muaj ago

    Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

  3. lotto888 says:
    2 muaj ago

    874966 432521This web page is actually a walk-through its the internet you desired with this and didnt know who need to have to. Glimpse here, and youll definitely discover it. 930901

  4. slot99 says:
    2 muaj ago

    131819 933978What a lovely weblog. I will definitely be back once again. Please sustain writing! 735173

  5. y2k168 says:
    2 muaj ago

    147647 569461You created some decent points there. I looked on the net for any issue and identified most individuals goes in addition to with all your internet site. 539544

  6. Sign up to get 100 USDT says:
    6 ditë ago

    Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.