Policia njofton për një tjetë operacion në kuadër të trafikut klandestin në Sarandë, me një të arrestuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë,në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Qafa e Hanit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/
897168 677676Wohh just what I was seeking for, thanks for putting up. 727958
29781 661839I certainly did not realize that. Learnt something new nowadays! Thanks for that. 932864
640775 807138I surely did not realize that. Learnt something new nowadays! Thanks for that. 787767