Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Politikë

Tragjedia e Himarës, reagim “rrufepritës” nga Rama

by te Sheshi
4 years ago
in Politikë, Të fundit
1
VIEWS

Nën një presion të madh publik lidhur me tragjedinë e një dite më parë në Himarë, një një 7-vjeçare humbi jetën nga motorrët e një gomoneje e cila drejtohej nga një efektiv policor me pushime, kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi, ku theksin e vë te politika, abuzimi i saj.

Me rrufetë e lëshuar drejt tij, pasi autori ishte një efektiv me pikëpyetje morale në karrierë, edhe nga fakti i një impotence shtetërore karshi mjeteve detare me rrezikshmëri në plazhe, Rama e nis mesazhin duke thënë se “Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër, ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!”.

Për të parin e qeverisë, gjithçka ishte “Ok” në plazhe deri dje kur ndodhi tragjedia.

“Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar! Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër!

Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor”, shkruan Rama.

Sipas tij, turizmi ka nevojë dhe për mjete uji por jo të padisiplinuara.

“Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s’ekzistonin!

Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor,janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë,në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë!”, argumenton i pari i qeverisjes, duke kaluar më pas sërish te politika:

“Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë  këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!

Uroj edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!”, e mbyll mesazhin Rama. /tesheshi.com/

Lajme të ngjajshme

Homeri në një mumje: misteri i papirusit të gjetur në një varr egjiptian
Histori

Homeri në një mumje: misteri i papirusit të gjetur në një varr egjiptian

23/04/2026
Amaneti: Qosja, ikje nga kjo botë pa njoftuar askënd
Kosova

Amaneti: Qosja, ikje nga kjo botë pa njoftuar askënd

23/04/2026
Taksat e fshehura të aeroporteve: cilat janë tarifat që po i paguani pa e ditur
Ekonomi

Taksat e fshehura të aeroporteve: cilat janë tarifat që po i paguani pa e ditur

23/04/2026
Next Post

Mbikqyrja Policore: si u shkaktua tragjedia në Himarë

Ironia: Shqipëria e Ramës në vetë një thënie të Edit!

Schroeder nis të besojë një armëpushim në Ukrainë

TË FUNDIT

Homeri në një mumje: misteri i papirusit të gjetur në një varr egjiptian

Homeri në një mumje: misteri i papirusit të gjetur në një varr egjiptian

23/04/2026
0

Amaneti: Qosja, ikje nga kjo botë pa njoftuar askënd

Amaneti: Qosja, ikje nga kjo botë pa njoftuar askënd

23/04/2026
0

Taksat e fshehura të aeroporteve: cilat janë tarifat që po i paguani pa e ditur

Taksat e fshehura të aeroporteve: cilat janë tarifat që po i paguani pa e ditur

23/04/2026
0

Rabini famëkeq gjenocidist që u nderua së fundi nga Izraeli

Rabini famëkeq gjenocidist që u nderua së fundi nga Izraeli

23/04/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.