Edhe njëherë është shfaqur zelli grek për protesta, sigurisht të dhunshme, siç është karakteristike te fqinji ynë jugor, përplot dhe me grupime të majta anarkiste.
Në Athinë, mijëra demonstrues u mblodhën përpara ndërtesës që strehon zyrat e Hellenic Train.
Protestat shpërthyen për shkak të një aksidenti të rëndë hekurudhor në Larisa, ku nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash humbën jetën 40 pasagjerë dhe dhe 57 u plagosën.
Policia u detyrua të ndërhyjë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët e shohin përgjegjësinë te shteti për tragjedinë e ndodhur.
BBC raportoi se specialisti i stacionit përgjegjës për trafikun hekurudhor në Larisa u arrestua. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe lëndim të rëndë trupor, por ai mohon çdo faj dhe fajëson për aksidentin një mosfunksionim të mundshëm teknik. sarandacity.al/