Një prej nëpunëseve më jetëgjata në Bashkinë e Sarandës, e pacenuar aspak nga ndërrimi i kahjeve politike në drejtim, Zhulieta Riska, ka dalë në pension.
Një prej kolegeve të saj, Lorent Bineri, i dedikon këtë urim:
“Punojësja më e vjetër e DTTV (Drejtoria e Tatim-Taksave Vendore) Sarandë, 18 vite, si dhe drejtoreshë e kësaj zyre për një periudhë të gjatë.
Hartuesja e paketës së parë fiskale, punonjësja model dhe rojtarja e paepur e ligjit. Lektore dhe mësuesja model për brezin e punonjësve të rinj. Pension të mbarë!”.
Po cili është lajmi në këtë rast?
Lajm është pikërisht fakti i asaj çfarë thuhet më sipër në përshkrimin e virtyteve të saj të punës.
Zëra në bashki rendisin një trio cilësish të saj: specialiste kompetente, roje e lekut të shtetit, e pakompromentueshme.
Por sipas tyre, thënë në kofidencë, pikërisht këto cilësi që ajo gëzonte nuk e lanë që të ngjitej në karrierë, ku në fakt ajo ishte dikur në fushën përkatëse, si drejtoreshë sektori.
Por e zbritën që aty, edhe pse i kishte këto cilësi dhe m’u prej fakti se i kishte ato, të kërkuara sot te çdo rrogëtar shteti, sidomos në administratë dhe në pozicione përgjegjësie.
Ish-drejtoreshë e Tregëtisë në Sarandë para viteve ’90, Zhuljeta Riska thuhej se ishte ndër ato modele të rralla kompetence dhe aftësie në drejtim, por që nuk u preferua për më lart nga vendimmarrës për shkak të kredos së lartë morale që e karakterizonte, gjithnjë sipas komenteve kofidenciale. /sarandacity.al/
374535 396169Spot on with this write-up, I really suppose this web web site needs rather much more consideration. most likely be once a lot more to learn a lot far more, thanks for that info. 108631
51863 715939Top rated lad speeches and toasts, as well toasts. could quite well be supplied taken into consideration producing at the party consequently required to be slightly more cheeky, humorous with instructive on top of this. greatest man speeches funny 51092