Inspektoriati i peshkimit pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të pajiset me dy anije të reja me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Ato do të ndihmojnë inspektorët e peshkimit të zbulojnë aktivitetin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar të peshkimit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann morën pjesë në takimin përmbyllës të zbatimit të projektit “Mbështetje për Sektorin e Peshkimit në Shqipëri” si dhe inspektuan anijet përfituese të fondeve si dhe dy anijet e dhuruara.
Ministrja Krifca në fjalën e saj tha se, peshkimi është ndër sektorët me kontribut të madh në ekonominë e vendit dhe angazhimi i qeverisë është rritja e eksporteve dhe zhvillimi i sektorit sipas standardeve më të mira.
Ajo vuri në dukje rolin e rëndësishëm që do të kenë inspektorët, për mbrojtjen e peshkimit në territorin e vendit tonë.
“Projekti që po përmbyllim sot ka dhënë ndikim pozitiv në modernizimin e sektorit të peshkimit. Sot inspektoriati i peshkimit do të ketë në ndihmë të tij, dy anije patrulluese, moderne e të pajisura me të gjitha aparaturat e nevojshme në bordin e anijeve për një navigim të sigurtë”, u shpreh ministrja Krifca.
Ministrja e vlerësoi shumë të suksesshëm projektin “Fishing Blu” ku gati 90 % e anijve të peshkatarëve kanë mundur të kryejnë investime të rëndësishme për rritjen e sigurisë së anijve. ”1.5 milionë euro është fondi në mbështetje të peshkatarëve për rinovimin e flotës, që financon 50% të këtyre investimeve, çka do të thotë që gati 3 milionë euro janë angazhuar për sigurinë dhe infrastrukturën e anijeve”, tha ministrja Krifca.
Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, vlerësoi bashkëpunimin me ministrinë e Bujqësisë, për zbatimin me sukses të projektit.
“Sot do të flasim për peshkimin dhe është vertetë e veçantë për mua në mbyllje të projektit “Fishing Blu” që ka arritur rezultate fantastike. Kemi punuar me qeverinë që të hartojmë rregulla dhe politika, ndësa në aspektin ekonomik kemi dhënë grant, si skemë mbështetje për peshkatarët në mënyrë që ata të përmirësojnë flotën e tyre dhe gjithashtu të rrisin sasinë e peshkut të zënë”, tha Hohmann.
Ajo theksoi se, “në kuadrin e kësaj skeme mbështetëse, më bën vërtetë krenar fakti që kemi pasur më shumë se 100 kontrata me peshkatarë dhe e njëjta gjë vlen edhe për inspektimin e peshkimit në Shqipëri”.
“Shpresoj të jeni krenarë për mjetet e reja lundruese të inspektimit që janë financuar nga BE. Ne si BE do të vijojmë të jemi krah jush dhe do t’ju mbështesim në rrugën drejt integrimit në BE, me të drejta të plota”, deklaroi Hohmann. /ata/
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
754281 528901There several intriguing points over time here but I dont know if I see them all center to heart. There exists some validity but Let me take hold opinion until I look into it further. Quite excellent post , thanks and now we want far more! Included with FeedBurner at the same time 676262
719186 682834Last month, when i visited your weblog i got an error on the mysql server of yours. ~, 718690
684870 678904I dont normally take a look at these types of websites (Im a pretty modest person) – but even though I was a bit shocked as I was reading, I was certainly a bit excited as nicely. Thanks for generating my day 708847