Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Tre vite nga vdekja e Kacifasit, çfarë konkluduan hetimet?

by PorositWeb
10 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat, në Dropull, ku Kostandin Kacifas mbeti i vdekur nga një përballje me policinë prokuroria e Gjirokastrës ka vendosur të pushojë hetimet për këtë dosje, raporton Ora News.

Hetimet që nisën qysh prej datës 28 tetor 2018, fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe që më pas u vijuan nga Prokuroria e Gjirokastrës, tashmë konsiderohen të mbyllura. Kjo pasi prokurori i çështjes, Julian Çafka, ka proceduar me një kërkesë në Gjykatë, duke kërkuar pushimin e procedimit penal nr.824 të datës 24 dhjetor 2019.

Nga burime pranë Gjykatës së Gjirokastrës dhe Policisë së atyshme, mësohet se seanca për pushimin e hetimeve për dosjen e Kostandin Kacifas, është zhvilluar nga gjyqtarja Suela Dashi.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të pranishëm në këtë proces kanë qenë dhe familjarët e viktimës, të cilët kanë kërkuar të njihen zyrtarisht me aktet hetimore që përmban dosja, njëherësh dhe me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të trupit të pajetë të të ndjerit dhe ekspertimin balistik të armës automatike, që ai me vete kishte ditën e ngjarjes.

Të dy këto akte hetimore, kanë dalë në përfundimin se Kostandin Kacifas, në datën 28 tetor 2018, ka kryer vetëvrasje me armën e tij, teksa ndodhej i rrethuar nga forcat policore RENEA, në malin mbi fshatin Bularat.

Për shkak se të afërmit e Kacifasit nuk janë njohur gjatë fazës së hetimit dhe fazës së gjykimit me hetimet e dosjes, mësohet se gjyqtarja e çështjes, Suela Dashi, ka urdhëruar Prokurorinë e Gjirokastrës që të tërheqë dosjen mbrapsht për t’i dorëzuar një kopje të akteve hetimore dhe palës së dëmtuar, që në këtë rast janë të afërmit e të ndjerit.

Këta të fundit, sipas legjislacionit shqiptar kanë të drejtë të njihen me aktet hetimore të dosjes dhe mbi bazën e tyre të japin oponencën dhe kundërshtimet që kanë në sallën e gjykimit.

Familjarët mund të kundërshtojnë ekspertizat që dalin në konkluzionin se Kostandin Kacifas ka kryer vetëvrasje, duke kërkuar riekspertim dhe përjashtimin e ekspertit të caktuar nga Prokuroria.

I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme me altoparlant nga negociatorët e RENEA-s, Kacifas në mesditën e 28 tetorit 2018 ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje.

Prokurorët argumentojnë se ai ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut.

Në vendin e ngjarjes, nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

Familjarët e Kacifas, gjatë ceremonisë mortore dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetit ai nuk është qëlluar nga forcat speciale të policisë shqiptare, por ka vrarë veten në ditën kombëtare të “JO-së greke ndaj Italisë fashiste”. /Ora News/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Pse çmimet e energjisë po rriten në Evropë?

Next Post

“Fotoja e mbrëmjes” nga Hungari – Shqipëri dhe ca koiçidenca

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 4

  1. ชุดกระชับสัดส่วน says:
    2 muaj ago

    96275 277268This internet site is my inspiration , truly excellent layout and perfect subject matter. 968203

  2. บาคาร่าเกาหลี says:
    2 muaj ago

    292872 334757Proper wow messages are bound to show your and supply memorialize the speacial couple. Beginner sound system to high in volume crowds ought to always take a appear at all of the fantastic value behind presenting and public speaking, which is to be someones truck. best man speeches brother 586908

  3. Linda says:
    1 muaj ago

    719419 34383I adore gathering helpful information, this post has got me even more information! . 331807

  4. pg168 says:
    4 javë ago

    643549 262118Id constantly want to be update on new content material on this website, bookmarked! 532513

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.