Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Ekonomi

TREGUESIT/ Kosovarët na “shpëtojnë” turizmin, rikthehen polakët

by te Sheshi
4 years ago
in Ekonomi, Kryesore
0
VIEWS

Kosova thuajse ka dyfishuar hyrjet drejt Shqipërisë në muajin maj, sipas shifrave zyrtare të lëvizjes së shtetasve dhe këtë mund ta konstatosh lehtë edhe me një vizitë në bregdet.

Kryesisht janë përqendruar në Durrës dhe Shëngjin, por nuk kanë munguar edhe udhëtimet drejt Sarandës sipas operatorëve turistikë.

Ashtu sikurse pritej, turizmi mbarëshqiptar duhet se do të jetë baza e turizmit edhe për këtë vit pavarësisht lehtësimit të masave kufizuese edhe nga ana e Bashkimit Europian. Shtetasit nga Kosova përbënin 44% të totalit në maj 2021 nga 19.6% në maj të 2019-s.

Situata e lëvizjes së shtetasve është më e mirë se vitin 2020 por në raport me vitin 2019 kur kishim një vit normal pa pandeminë totali i hyrjeve ka rënë me 18 për qind në maj ndërsa në 5-mujor me 28%. Rënien më të madhe e ka Greqia ndërkohë që hyrjet janë rritur ndjeshëm nga polakët që vitin e shkuar ishin të kufizuar në numër. Në raport me vitin 2019 ky grup sërish shfaqet me hyrje më të ulëta si në raport me majin ashtu edhe për 5-mujorin.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2021, janë 605.421. Krahasuar me Maj 2020, ky tregues rezulton me një rritje 13,0 herë. Në Maj 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 328.742. Krahasuar me maj 2020, ky numër është rritur me 20,1 herë. Ndryshimet e treguesve të lëvizjes së shtetasve, janë ndikuar nga masat kufizuese në Lëvizjen e shtetasve të vendosura në muajin maj 2020”, raportoi INSTAT.

I njëjti nënvizoi se numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 5-mujorit të parë të 2021 është 1.083.538, duke u rritur me 1,8 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 .

“Gjatë pesëmujorit të parë të 2021, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,5 herë dhe Zvicra me 3,2 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 68,9% dhe Anglia me 36,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Daljet e shtetasve

Daljet në janar- mar të këtij viti kanë rënë vetëm me 28.1 për qind në raport me vitin 2019. Ndërsa në raport me 2020 situata paraqitet më mirë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2021, janë 651.062 duke shënuar një rritje me 14,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2021, janë 344.500. Krahasuar me Maj 2020, ky numër është rritur me 12,1 herë. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2021, janë 306.562. Krahasuar me Maj 2020, ky numër është rritur me 18,1 herë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë të 2021, është 1.331.373. Ky tregues është rritur me 16,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT. /Monitor/

ShareTweetSendShareSend

Lajme të ngjajshme

Si një ilaç i lirë nga Kina tronditi tregun global farmaceutik
Ekonomi

Si një ilaç i lirë nga Kina tronditi tregun global farmaceutik

16/09/2025
Thënë nga zjarrvënësit e botës: “Gaza po digjet!”
Kryesore

Thënë nga zjarrvënësit e botës: “Gaza po digjet!”

16/09/2025
Azilkërkuesit afganë në Britani: “Ç’bëmë gabim?”
Europa

Azilkërkuesit afganë në Britani: “Ç’bëmë gabim?”

16/09/2025
Next Post

Një vdekje tronditëse në burgjet spanjolle: pse gjendej aty njeriu antivirus John McAfee?

Pronat e Bregut, Artan Lame: Ç’po ndodh pas 107 vite shtet

Brexit: evropianët që jetojnë në Britani, 28 ditë kohë për leje qëndrimi

TË FUNDIT

Raporti që po tërbon Izraelin: Gjenocid i pastër në Gaza!

Raporti që po tërbon Izraelin: Gjenocid i pastër në Gaza!

by te Sheshi
16/09/2025
0

Fjalimi jo prej biznesmeni i Elon Musk

Fjalimi jo prej biznesmeni i Elon Musk

by te Sheshi
16/09/2025
0

Rama nga Brukseli: Perëndoria që duam…!

Rama nga Brukseli: Perëndoria që duam…!

by te Sheshi
16/09/2025
0

Kritika: Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët

Kritika: Këta njerëz nuk duan të martojnë fëmijët

by te Sheshi
16/09/2025
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.