Strukturat akomoduese kanë raportuar 300 mijë vizitorëve, rritje me 70% në krahasim me një vit më parë, ndërsa diferencën më të madhe e kanë bërë të huajt.
INSTAT thotë se rritjen më të fortë të vizitorëve e ka rajoni i Veriut me 2.2 herë, ndërsa në zonat bregdetare vizitorët u rritën me 93%.
Edhe netqëndrimet kanë ndjekur të njëjtin trend duke u rritur me 87.8%. Tek ky tregues diferencën e kanë bërë vendasit që kanë rritur me dy herë qëndrimet e tyre në struktura akomoduese, ndërsa rritje ka edhe nga të huajt.
Edhe netqëndrimet janë rritur më shumë në rajonin e Veriut, ku përfshihen Dibra, Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Shkodra. Numri më i lartë i vizitorëve erdhën nga shtetasit e Kosovës, Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë. Edhe norma neto e shfrytëzimit, që tregon shfrytëzimin e kapaciteteve akomoduese në vend, tregon se 32% e tyre kanë qenë të zëna.
Këtu mungojnë ende deklarimet e shtëpive ditore me qira, që konsiderohet një treg i madh informal, duke marrë parasysh dhe mospërputhjen me shifrën e turistëve që sipas raportimeve ishin 1.1 milionë vetëm gjatë shtatorit. Ky treg i madh informal është bërë së fundmi pjesë e skemës së taksimit nga qeveria, ndërsa një ligj i ri synon të rregullojë certifikimin e tyre sipas standardeve. /TCH/
859913 550231I like this web site really much so significantly superb info . 855783
505812 810238Hi! I discovered your site accidentally today, but am actually pleased that we did! Its not only entertaining, but in addition straightforward to make use of in contrast to lots that Ive viewed! 714250