Një vdekje trishtuese, për faktin se ka ndodhur në vetmi, është hasur së fundi në Gjashtë. Një i moshuar ka dhënë frymën e fundit pa patur askënd pranë nga familjarë të tij.
“Në lagjen Gjashtë, Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi S. D., 76 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet nga Policia.
Është ky një fenomen i viteve të fundit, ku moshat e treta jetojnë vetëm e ndërrojnë jetë vetëm, siç ky rast i fundit. /sarandacity.al/