Kryeministri Rama paralajmëroi vaksinim të detyruar pë pedagogët e studentëts, siç tha ai, të mos thonë “duam s’duam”.
“Duhet t’ia shpjegojmë rektoratit se vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë ‘duam, s’duam’, është përgjegjësi.
S’mund të t’i marrin të tjerët në qafë. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të pashmangshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që s’duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë”, tha Rama. /sarandacity.al/