Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Turizmi drejt një ligji të ri: “kërbaç e kulaç” nga qeveria

Bela me shtetin nëse ofron dhoma(johotelerike) e s’futesh në sistem

by Saranda City
4 Tetor, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë kapacitetet akomoduese në turizëm veç hoteleve, fjala vjen dhoma në shtëpi private apo apartamente, duhet të futen në sistem.

Kjo u lajmërua nga kryeministri Rama në një paraqitje të tij të bilancit të sezonit turistik, ku u bë me dije dhe një projektligj i ri për turizmin, i cili i përgjigjet një stadi të ri të zhvillimit të kësaj industrie në Shqipëri.

Propozimi i ri i qeverisë parashikon deklarimin e të gjitha këtyre strukturave akomoduese, që më pas të tatohen sipas ligjit.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mosdeklarimi i tyre do të penalizohet me gjoba të rënda që shkojnë deri në 400 mijë lekë.

Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën një tualet.

Po ashtu pjesë e listës do të jenë edhe një bllok apartamentesh (dy ose më shumë) që menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

Për herë të parë propozohet që të përfshihen në ligj edhe dhomat që jepen me qira për pushuesit, pavarësisht se janë brenda një ndërtese rezidenciale apo një ndërtese banimi.

Referuar projektligjit të gjitha këto struktura akomoduese të lartpërmendura duhet të regjistrohen në QKR dhe brenda 30 ditësh duhet të aplikojnë për të marrë certifikatë pranë Ministrisë së Turizmit.

“Çdo sipërmarrës turistik, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin. Çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën”, thuhet në nenin 43 të këtij projektligji.

Për të gjitha strukturat akomoduese që ushtrojnë aktivitetin pa marrë licencë pranë ministries, thuhet se do të ketë penalitete formë gjobash në vlera të ndryshme monetare.

Po ashtu gjoba do ketë gjoba dhe për përdorimin e paautorizuar të shenjave dalluese në strukturën akomoduese, hapjen e pikave të agroturizmit pa licensë ose certifikatë përkatëse, mosafishimi në mënyrë të dukshme të kërkesave të sigurisë në plazhe, moszbatimi i kërkesave për kushtet e higjenës, mungesa e rojeve në plazhe dhe mosdeklarimin e saktë të të dhënave.

Por projektligji, përvec rëndimit në gjoba parashikon edhe mbështetje për sektorin. Kështu, sipas nenit 31 parashikohet që “Ministria përgjegjëse për turizmin dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, financojnë nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit projekte të paraqitura nga persona fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, projekte në fushën e turizmit me rëndësi të veçantë dhe projekte të ideuara nga vetë Ministria”.

Parashikohet që për realizmin e projekteve dhe veprimtarive në fushën e turizmit, financimit të shkojë deri në 100% të mbulimit të kostove. /sarandacity.al/

 

Previous Post

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…

Next Post

Greqia mbyll krenarinë e saj olimpike

Saranda City

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Diell por pa rërë?
Fenomen

Diell por pa rërë?

18 Shtator, 2024
Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re
Ekonomi

Saranda me baypass: ARRSH prokuron studim-projektimin për rrugën e re

27 Gusht, 2024
Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut
Kryesore

Janaqi minoritar me sjellje harbuti: sajesa e pagëlltitshme e Kreshnik Spahiut

11 Gusht, 2024
Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?
Kryesore

Zjarret që dogjën Butrintin e mundshëm nr. 2: ç’përfaqëson Finiqi i harruar?

8 Gusht, 2024

Comments 1

  1. view says:
    3 muaj ago

    122758 120094You produced some decent points there. I looked on-line for any issue and located most individuals will go in conjunction with together with your website. 614660

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.