Pasi i mëshoi fort shifrës së 10.1 milion vizitorëve në vit, pra në Shqipëri, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha njëherësh se ata lanë 3.2 miliardë euro, të cilat janë injektuar tashmë në ekonominë shqiptare. Dhe tani e tutje, siç theksoi ajo, objektivi është turizmi elitarë, për të kaluar nga sasia te cilësia.
“Ajo që është e rëndësishme, është që janë para të injektuara në ekonominë e shqipërisë, pasi turistët kanë blerë nëpër dyqane, restorante, apo taksi, apo karburantë, apo makina me qira. Gama e harxhimit të shpenzimit të këtyre parave është brenda sektorit të ekonomisë”, tha Kumbaro.
“Ajo që është e rëndësishme, është që shqiptarët dhe Shqipëria kanë fituar një imazh tjetër, që na bënë mirë të gjithëve, jo vetëm për të na bërë krenar të gjithëve. Është një imazh që na kthehet në të mirë politike, ekonomike. Pasi në një vend ku reklamimi nuk është pozitiv, nuk tërhiqen investitor, nuk tërhiqen turistë etj.”, tha ajo, duke marrë si shembull qytetin e saj, Gjirokastrën.
“Unë i referohem Gjirokastrës, ku në vitin 2013, nga Kalaja e Gjirokastrës u arkëtuan nga biletat vetëm për 9600 vizitorë. Vetëm vitin e shkuar kjo shifër ishte 218 000 vizitorë që kanë hyrë në kalanë e Gjirokastrës vjet. Që do të thotë 218 000 vizitorë që kanë kaluar në të gjithë qytetin e Gjirokastrës, që janë 218 000 ambasadorë që flasin për Gjirokatrën dhe më pas për të gjithë Shqipërinë. Në vitin 2013 në Gjirokastër jeta mbaronte në orën 14:00, sot është një atraksion gjithë vjetor”, theksoi Kumbaro, duke vijuar:
“Kjo është arsye që duam të fokusohemi tek turizmi elitar, për të kërkuar cilësi dhe jo volum. Nami i mirë na ka dalë…Ne tashmë duhet të fokusohemit tek cilësia dhe që turisti që vjen të mos zhgënjehet, por të na rikthehet. Prandaj po investohet në aeroporte dhe Instrastrukturë rrugore, si tuneli i Llogarasë për të afruar sa më shumë turistin me destinacionin e paracaktuar”, nënvizoi Kumbaro.
Synim tjetër sipas saj, është turizmi gjithëvjetor.
“Gjëja tjetër pozitive, nëse ishim mësuar se sezoni binte në shtator, vijojmë të kemi flukse të larta gjatë gjithë vitit. Jemi afër realizimit të turizmit gjithëvjetor”, u shpreh Kumbaro. /sarandacity.al/
813636 873244Oh my goodness! a fantastic post dude. Many thanks Even so We are experiencing dilemma with ur rss . Dont know why Can not sign up to it. Could there be anybody obtaining identical rss difficulty? Anyone who knows kindly respond. Thnkx 120358
218778 267373An intriguing discussion will probably be worth comment. I believe that you basically write much much more about this subject, it may well become a taboo topic but usually consumers are inadequate to communicate in on such topics. To one more. Cheers 499006