Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Turizmi, me punëtorë të huaj: pritet ardhja e 40 të parëve nga Azia

by PorositWeb
23 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i turizmit i cili prej disa vitesh po vuan nga mungesa e punonjësve duket se po kërkon zgjidhje në tregje të huaja.

Hotelet në Golem, që janë struktura me kapacitet të madh akomodues, kanë parë të arsyeshme marrjen e punëtorëve nga vende të tjera, diçka që ka nisur të zbatohet në praktikë në sektorë të ndryshëm.

Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, ndër grupet hoteliere më të mëdha në vend, tha për Monitor se problemi më i madh i këtij viti ka qenë pikërisht gjetja e punonjësve dhe në vend është bërë thuajse e pamundur. Ndaj ai ka kontaktuar me 2-3 agjenci të huaja të cilat pritet së shpejti të sjellin 40 punonjësit e parë.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Jemi munduar të bëjmë rritje pagash pasi na duhet të mbajmë stafin e trajnuar që na mundëson shërbim me standard. Gjithsesi pavarësisht rritjes së pagave prapë ambienti është sfidues pasi hapen struktura të reja vazhdimisht dhe nevoja për staf është e vazhdueshme.

Halli më i madh këtë vit ka qenë pjesa e punonjësve dhe duke qenë se nuk po gjejmë në vend jemi lidhur me 2-3 agjenci për t’i marrë nga shtete të tjerë. Ne shpresojmë që 40 punonjësit e parë të huaj nga vendet e Azisë të vijnë së shpejti sikurse kemi rënë dakord”, tha Çerenishti.

Turizmi ka qenë në presion të vazhdueshëm dhe shumica e strukturave të mëdha pohojnë se u është dashur të rrisin pagat me 20 për qind për të mbajtur në punë stafin apo për të marrë punonjës të rinj për nevojat që kanë në pozicione specifike.

Nga ana tjetër lulëzimi i punësimit të të huajve ka nisur prej disa kohësh përmes agjencive të dedikuara. Një rast i ngjashëm i punësimit të të huajve në Shqipëri është ai i 30 grave nga Nepali në bujqësi.

Kompania “Doni Fruits”, që ka aktivitet në grumbullimin e fruta perimeve dhe ka në pronësi dhe sera, bëri të ditur pak kohë më parë se ishte në pritje të 30 grave nga Nepali për të punuar në njësinë e grumbullimit bashkë me 35 gra shqiptare.

Raste sporadike të punësimit të të huajve në sektorë të ndryshëm si fasoneri dhe ndërtim u lakuan sidomos gjatë vitit të shkuar. Një deklaratë e Kryeministrit në atë kohë që këshillonte bizneset të merrnin punonjës nga Bangladeshi u bë virale.

Qeveria nga ana tjetër miratoi një ligj të dedikuar për të huajt i cili synonte lehtësimin e procedurave dhe leje qëndrimin në Shqipëri ku përfshihej edhe aspekti i punësimit. /Monitor/

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Greqia, projektligj për pensionet e emigrantëve shqiptarë: kush përfiton dhe sa vite duhen?

Next Post

Maratona pranverore e 9-Vjeçareve në Sarandë: këta janë fituesit…

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.