Ndonëse në plazhet shqiptare, rënia turistëve në këtë sezon dallohet me sy të lirë, në media ofrohen raporte optimiste dhe me shifra në lidhje me vizitueshmërinë e Shqipërisë.
“Nga janari deri në qershor Shqipërinë e kanë vizituar mbi 4.5 milionë turistë.”
Shqipëria ka hyrë në kulmin e saj të pritjes së turistëve. Nga toka apo ajri, sugjerim i shoqërisë apo dhe informim nga rrjetet sociale, mbi 1.2 milionë shtetas të huaj shkelën territorin shqiptar, 21.5% më shumë se një vit më parë, shkruan kështu A2CNN në një raport të tij.
Reportazhi vijon me marrjen e mbresave nga ata që po vizitojnë Shqipërinë këto ditë:
“Ne na e sugjeruan miqtë, kemi vizituar fillimisht Tiranën do vizitojmë dhe Durrësin. Na pëlqejnë të vizitojmë plazhet e Shqipërisë.”
“Jemi nga Belgjika është hera e parë që vijmë këtu. Na pëlqen shumë vendi, njerëzit shumë miqësorë.”
“Ne do të vizitojmë Vlorën, Himarën, Dhërmiun, Sarandën na pëlqejnë shumë plazhet.”
“Hera e parë në Shqipëri, një vend i bukur kaq biznese, njerëz të mirë por këtu hahet edhe mirë.”
Mjafton të hedhim një vështrim në kryeqytet dhe në çdo orar të ditës shohim grupe turistësh nga shtete të ndryshme që vizitojnë Shqipërinë.
Por cila është origjina e tyre?
Shqiptarët e Kosovës normalisht kryesojnë renditjen me 1.7 milionë vetëm në 6 muaj. Vendin e dytë e mbajnë italianët me 486 mijë shtetas dhe më pas anglezët me plot 132 mijë shtetas që zgjodhën vendin tonë për të shpenzuar pushimet e tyre. Qëllimi kryesor janë pushimet por nuk mungojnë as udhëtarët transit.
Nga ana tjetër, cilët turistë kanë mbetur të kënaqur dhe po e rrisin numrin e vizitave në Shqipëri?
Kinezët kanë rritur ndjeshëm interesin për vendin tonë teksa hyrjet i kanë rritur me 131%. Pasuar nga francezët, holandezët, rumunët e polakët por dhe shtete të tjera.
Pothuajse aq turistë sa po presim, po aq dhe shqiptarë po dalin për të pushuar në shtetet e tjera. 3.6 milionë dolën vetëm në 6 muajt e parë të vitit, përfundon reportazhi i A2CNN.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?