Qeveria ka vendosur t’u ndryshojë pamjen pikave doganore në funksion të turizmit.
Bëhet fjalë për një një projekt të quajtur “Mirësevjen e Mirëardhsh”, që sipas ministres Kumbaro, tenton të ngacmojë ndjesi pozitive të huajt që vijnë në Shqipëri.
“Në buxhetin e vitit 2022 fondi i dedikuar prej 24,2 milionë lekë mbështet projektin e rehabilitimit të 8 pikave kufitare në Shqipëri, që, përmes rikualifikimit urban e pejzazhor, synon të krijojë ndjesinë e mikpritjes për vizitorët, por edhe të percjelljes me urimin e rikthimit në Shqipëri.
Për turistët, si një mirëseardhje identifikuese dhe përcjellje e ngrohtë për vizitorët”, shkruan gruaja në krye të turizmit shqiptar.
Kujtojmë se ndër doganat e rikonstruktuara së fundi është ajo e Qafë Botës, por jo në kuadër të këtij projekti të sapolançuar nga qeveria. /sarandacity.al/