Kryeministri Rama tha se ishte i shqetësuar me disa bashki që kanë lidhje me turizmin, por pa përmendur ndonjë konkrete ndër to.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar, jo vetëm për Vlorën por me bashkitë që kanë detyrime ekstra që lidhen me industrinë e turizmit”, tha Rama nga Vlora.
Po nga ky qytet, ai tha se kryebashkiaku i atyshëm duhej të dorëhiqej.
“Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës.
Asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.
Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo.
Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën”, ka thënë ndër të tjera Rama në një mbledhje me socialistë të Vlorës në teatrin “Petro Marko”. /sarandacity.al/