Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Turizmi rimorri veten: gushti iu afrua nivelit të 2019, vetëm 1.3% më pak

by PorositWeb
23 Shtator, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Sektori i turizmit u rikuperua ndjeshëm këtë verë pas kufizimeve pandemike të vitit të shkuar, por gjatë gushtit numri i vizitorëve gati arriti nivelet e gushtit 2019 me vetëm 1.3% diferencë më pak.

Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë periudhën 8 mujore hynë në vendin tonë mbi 4,3 milionë shtetas të huaj ose 8% më i ulët se në vitin 2019.

Zhvillimet pozitive i atribuohen shqiptarëve nga Kosova. Gjatë periudhës tetë-mujore ato përbënë 50 për qind te të gjithë fluksit turistik.  Mbi 2.1 milionë shtetas nga Kosova vizituan Shqipërinë nga janari deri në fund të gushtit 2021 me një rritje 18 për qind në raport me vitin normal 2019. Kjo rritje ka kompensuar disi rënien që erdhi nga vende të tjera, kryesisht nga BE që kishin vizituar vendin tonë më 2019.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Maqedonia ishte vendi i dytë pas Kosovës me prurjet e larta turistike në Shqipëri. Gjatë 8-mujorit 2021 vizituan vendin 448 mijë shtetas nga Maqedonia kryesisht shqiptarë të trojeve, por ato ishin me rënie në krahasim me vitin 2019 me rreth 24%.

Gjithashtu rënie në raport me vitin 2019 shënuan të gjitha prurjet nga shtetet e tjera që janë burime për turizmin shqiptar, përveç Malit të Zi vizitorët e të cilit ishin më 2021 54% më të larta se në vitin 2019.

Rënia më e madhe ishte për vizitorët nga Greqia dhe ato Spanja me 62% secila në raport me vitin 2019.

Më rënie 17 % në raport me vitin 2019 ishin edhe turistet polak që vitet e fundit janë bërë një pjesë e rëndësishme e kërkesës për turizëm në vendin tonë

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë tetë-mujorit të 2021, është 4.384.072, duke u rritur me 2,5 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 .

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që mat bilancin e udhëtimeve (shpenzimet që bëjnë të huajt në Shqipëri dhe ato që bëjnë shqiptarët jashtë), shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 687 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit, me një rënie prej 20%, ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019, që deri tani mban rekordin si viti më i mirë deri tani për turizmin.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjithsesi hendeku me parakrizën ka filluar të ngushtohet që në tremujorin e dytë të vitit, teksa tkurrja ishte 11.6% në raport me periudhën përkatëse, nga 31% në tremujorin e parë.

 Shqiptarët i rikthehen pushimeve jashtë

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2021, janë 677.842. Krahasuar me Gusht 2020, ky numër është rritur me 2,2 herë, por mbetet poshtë nivelit të vitit 2019.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetë-mujorit të parë të 2021, është 2,856,861. Ky tregues është rritur me 47,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por gati 30% më pak se në vitin 2019. /Monitor/

 

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Tags: Perditshmeri
Previous Post

Lindjet 2020 – 2021: ç’emra preferuan më shumë prindërit shqiptarë

Next Post

Të rejat e motit: era trazon detin por jo pushuesit!

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. fitness equipment for sale says:
    3 muaj ago

    987961 183982Shame on the seek Google for no longer positioning this publish higher! Come on over and consult with my site. 949416

  2. View here says:
    3 muaj ago

    351729 581636Respect to web site author , some great entropy. 124753

  3. Briansclub says:
    1 javë ago

    433619 168522There some interesting points over time here but I dont know if I see them all center to heart. There exists some validity but Let me take hold opinion until I look into it further. Very excellent post , thanks and now we want a lot more! Included with FeedBurner at the same time 114288

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.