Ndikimin pozitiv të solidaritetit të ofruar nga Greqia ndaj Turqisë pas tërmeteve shkatërruese, e konfirmoi së fundi ministri i Jashtëm turk Mevlud Çavushoglu, i cili u takua me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen në Ankara.
Çavusoglu shprehu falënderimet e tij për Izraelin për mbështetjen që i ofroi. Megjithatë, ai përmendi veçanërisht Greqinë.
“Me tërmetin hapëm një faqe të re me Greqinë”, tha ai në mënyrë karakteristike.
Vizita e zotit Dendias ishte ajo që e ktheu në rrugën e duhur “diplomacinë e tërmetit” mes Greqisë dhe Turqisë. Tashmë nga aeroporti dy ministrat e Jashtëm kanë pasur një përqafim të ngrohtë, ndërsa në deklaratat e tyre kanë treguar se Athina dhe Ankaraja janë ndoshta të gatshme të kalojnë në një fazë të re të marrëdhënieve dypalëshe. “Nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”, tha Çavushoglu, komentuar nga mediat e Athinës.
“Falënderova Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, për mbështetjen dhe solidaritetin e shtetit grek dhe popullit grek pas tërmetit shkatërrues. Greqia ishte një nga vendet e para që ofroi ndihmë për Turqinë. Në këto kohë të vështira, një fqinj që jep dorën e ndihmës është një fqinj i vërtetë”, shkroi zoti Çavushoglu në Tëitter.
Në “tweet”-in e tij pas vizitës në Antakya, kryediplomati grek Nikos Dendias shkroi se ishte dakord me homologun e tij turk se “nuk duhet të presim fatkeqësitë natyrore për të përmirësuar marrëdhëniet tona”. /sarandacity.al/