Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

U investua për Kurveleshin turistik, Auron Tare goditet nga “bashkëfshatarët”

by PorositWeb
18 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Një konflikt që ka degjeneruar me goditjen e aktivistit, studiuesit dhe ish-drejtorit të Butrintit Auron Tare, ka ndodhur në Bënçë të Tepelenës.

Aty do ishte një dëgjesë publike lidhur me ndërtimin e një guroreje.

Tare ka pretenduar se është nga një prej pronarëve të firmës që po kryen punimet për ndërtimin e saj.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëjë një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që t’iu shpjegoj se çfarë ndodhi. Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë tre pronarët, që janë vëllezër.

Kanë filluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje.

Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, ishte shpjegimi i Tares.

Kujtojmë se vitet e fundit, Auron Tare është investuar personalisht në shndërrimin e Nivicës në një atraksion turistik, aty e në të gjithë zonën përreth, si një pikënisje e  projektit të “100 fshatrave. Për këtë arsye, ai e ka zhvendosur dhe një pjesë të jetës aty. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

“Bregdeti Ynë”, një denoncim nga Manastiri: Ju tregoj Shqipërinë që nuk duam!

Next Post

Aty ku sot ndodh një prishje hoteli: a do jetë ky investimi i së nesërmes?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Rend

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28 Maj, 2023
The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023
Butrinti, me vizitorë në çdo stinë
Turizëm

Butrinti, me vizitorë në çdo stinë

7 Prill, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.